I Dërguari i Allahut ﷺ ma mësoi teshehudin ashtu siç më mësonte ndonjë sure Kurani

I Dërguari i Allahut ﷺ ma mësoi teshehudin ashtu siç më mësonte ndonjë sure Kurani

Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ ma mësoi teshehudin ashtu siç më mësonte ndonjë sure Kurani, ndërkohë shuplaka ime ishte mes dy shuplakave të tij: "Et-tehijjatu lil-lahi ues-salavatu uet-tajjibatu. Es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetullahi ue berakatuhu. Es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin. Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu (Përshëndetjet, lutjet dhe mirësitë i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimi qofshin mbi ty, o Pejgamber! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë! Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij)." Në një tekst të Buhariut dhe të Muslimit, qëndron: “Vetë Allahu quhet Es-Selam. Kur dikush të ulet në namaz, le të thotë: "Et-tehijjatu lil-lahi ues-salavatu uet-tajjibatu. Es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetullahi ue berakatuhu. Es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin." Duke e thënë këtë, përfshini çdo rob të mirë të Allahut, në qiell dhe në Tokë. (Pastaj le të vazhdojë:) "Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu" Pastaj le të lavdërojë Allahun me çfarë të dojë.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ ia mësoi Ibn Mesudit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) teshehudin që thuhet gjatë namazit, ku e futi dorën e Ibn Mesudit në mes të duarve të tij, që t'ia ngjallte kureshtjen atij për këtë gjë, njëjtë siç i mësonte ndonjë sure nga Kurani, gjë që tregon se Profeti ﷺ i kushtonte rëndësi teshehudit, qoftë shprehimisht, qoftë kuptimisht. Ai tha: "Et-tehijatu lil-lahi": Këto janë të gjitha fjalët ose veprat që tregojnë madhërim dhe që të gjitha janë meritore për Allahun e Lartmadhëruar. "Salavat": Është për qëllim namazi që e dimë të gjithë, qoftë obligativ a vullnetar, pra, të jetë për hir të Allahut të Lartësuar. "tajibat": Ato janë fjalët, veprat dhe përshkrimet e mira që tregojnë përsosmëri. Krejt këto i meriton Allahu i Lartësuar. "Eselamu alejke ejuhe nebiju ve rahmetullahi ve berakatuhu": Lutje për Profetin që të jetë i shpëtuar nga çdo mundim dhe dëm dhe t'i shtohen me bollëk të mirat. "Eselamu alejna ve ala ibadilahi salihin": Kjo është lutje pë namazliun dhe për çdo rob të mirë në qiell dhe në Tokë. "Eshhedu en la ilahe il-lallah": Pra, e pranoj me vendosmëri se nuk ka Zot të vërtetë që meriton të adhurohet pos Allahut. "ve eshhedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu": Pra, e pranoj se Muhamedi ﷺ është rob dhe i Dërguar i fundit. Pastaj Profeti ﷺ e inkurajoi namazliun të përzgjedh çfarëdo lutje që dëshiron.

فوائد الحديث

Vendi i teshehudit është ulja pas sexhdes së fundit në çdo namaz dhe pas rekatit të dytë në namazet trerekatëshe dhe katërrekatëshe.

Përshëndetjet (tehijat) janë të detyrueshme gjatë teshehudit dhe lejohet të thuhet cilido lloj i teshehudit që vërtetohet nga Profeti ﷺ.

Lejohet që namazliu të bëjë lutje gjatë namazit për çka të dojë, përderisa nuk është mëkatim.

Është e rekomanduar gjatë lutjes të fillohet me veten.

التصنيفات

Forma e namazit