O Allah, kërkoj mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, me faljen Tënde nga dënimi Yt, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti! Unë nuk di të të lavdëroj siç e meriton, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten)!”

O Allah, kërkoj mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, me faljen Tënde nga dënimi Yt, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti! Unë nuk di të të lavdëroj siç e meriton, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten)!”

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, të Dërguarin e Allahut ﷺ nuk e gjeta në shtrat, ndaj fillova ta kërkoj, sakaq dora më preku shputat e tij, të shtrira, ndërsa ai ndodhej në sexhde, duke thënë: “All-llahumme, inni eudhu bi ridake min sehatik, ve bi muafatike min ukubetik, ve eudhu bike minke, la uhsi thenaen alejke, ente kema ethnejte ala nefsik" - "O Allah, kërkoj mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, me faljen Tënde nga dënimi Yt, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti! Unë nuk di të të lavdëroj siç e meriton, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten)!”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Po flija pranë Profetit ﷺ dhe nuk e gjeta natën. Preka me dorë vendin ku ai falej në dhomë dhe e gjeta duke bërë sexhde me këmbët e ngritura, ndërsa thoshte: "... kërkoj mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt", respektivisht afrohem tek Ti përmes kënaqësisë Sate të më mbrosh mua dhe umetin tim. Dhe kërkoj mbrojte "me faljen Tënde" të madhe "nga dënimi Yt." "...dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti!" me cilësitë e bukurisë Sate nga cilësitë e madhështisë Sate, sepse askush nuk mund të ofrojë mbrojtje prej Teje përveç Teje, dhe nuk ka strehë e as shpëtim prej Allahut, përveçse tek Allahu. "Unë nuk di të të lavdëroj siç e meriton", jam i paaftë dhe nuk mund ta rendis apo ta numëroj, për shkak të pamundësisë sime për të përmendur plotësisht mirësinë dhe bujarinë Tënde në mënyrën që të takon Ty, sado që të përpiqem. "Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten!", sepse vetëm Ti e ke lavdëruar Veten në mënyrën që të takon Ty, e kush mund të të lavdërojë siç duhet?!

فوائد الحديث

Është e preferuar të thuhen këto lutje gjatë sexhdes.

Mireku ka thënë: "Një nga versionet e transmetuara nga Nesaiu, ai përmend: "Ai e thoshte këtë lutje pasi e përfundonte namazin dhe shkonte për të fjetur."

Është e pëlqyeshme të lavdërohet Allahu përmes cilësive të Tij dhe t’i bëhet lutje përmes emrave të Tij, të cilët janë të vërtetuar në Kuran dhe Sunet.

Kjo nënkupton madhërimin e Krijuesit në ruku (përkulje) dhe sexhde.

Kërkimi i mbrojtjes përmes cilësësive të Allahut është i lejuar, ashtu siç është i lejuar kërkimi i mbrojtjes përmes Vetes së Tij.

Hatabiu ka thënë: "Kjo lutje mbart një kuptim të hollë, që është: Profeti ﷺ kërkoi mbrojtje tek Allahu për ta ruajtur atë nga zemërimi i Tij me kënaqësinë e Tij dhe nga dënimi i Tij me faljen e Tij, duke pasur parasysh se "kënaqësia" dhe "zemërimi" janë dy të kundërta dhe e njëjta gjë vlen për "faljen" dhe "dënimin". Megjithatë, kur e përmendi Atë që nuk ka të kundërt, domethënë Allahun e Lartësuar, ai nuk kërkoi mbrojtje veçse tek Ai nga Ai Vetë. Kjo do të thotë: Kërkimi i faljes së Allahut për mangësitë në përmbushjen e adhurimit kushtuar Tij, siç duhet dhe lavdërimi i Tij. Fjala e tij: "Unë nuk di të të lavdëroj siç e meriton". Domethënë: "Unë jam i pafuqishëm ta bëj këtë dhe nuk mund ta arrij këtë gjë."

التصنيفات

Dhikri i namazit