“Atij që bie në gjumë, shejtani ia lidh tri nyja pas kokës dhe, duke e goditur secilën nyjë (thotë): "Qoftë një natë e gjatë për ty, andaj fli!

“Atij që bie në gjumë, shejtani ia lidh tri nyja pas kokës dhe, duke e goditur secilën nyjë (thotë): "Qoftë një natë e gjatë për ty, andaj fli!

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që bie në gjumë, shejtani ia lidh tri nyja pas kokës dhe, duke e goditur secilën nyjë (thotë): "Qoftë një natë e gjatë për ty, andaj fli!" Nëse (personi) zgjohet dhe e përmend Allahun, i zgjidhet njëra nyjë. Nëse merr abdes, i zgjidhet nyja tjetër. Dhe, nëse falet, i zgjidhen të gjitha nyjat, rrjedhimisht gdhihet aktiv e shpirtmirë, në të kundërtën, gdhihet shpirtkeq dhe dembel.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith e përshkruan gjendjen e shejtanit dhe përpjekjen e tij për ta penguar njeriun që dëshiron të ngrihet për të falur namazin e natës ose të sabahut. Kur besimtari shkon për të fjetur, shejtani lidh mbi pjesën e pasme të kokës së tij tri nyja. Kur besimtari zgjohet dhe e përmend Allahun e Lartësuar, pa iu përgjigjur ngacmimeve të shejtanit, i zgjidhet njëra nyjë. Kur të marrë avdes, i zgjidhet tjetra. E, nëse ngrihet dhe falet, zgjidhet edhe nyja e tretë, rrjedhimisht gdhihet aktiv dhe shpirtmirë, për shkak të gëzimit se Allahu i dha sukses t'i bindet Atij dhe është i ngazëllyer për premtimin e Allahut për shpërblim e falje, njashtu për shkak të çlirimit nga nyjat dhe pengesat e shejtanit. Por, nëse nuk ngrihet, gdhihet shpirtkeq, zemërpikëlluar, përtac për të kryer vepra të mira dhe të mirësisë, sepse është i lidhur me nyjat e shejtanit e i larguar nga afërsia e Gjithëshiruesit.

فوائد الحديث

Shejtani gjithmonë përpiqet në çdo rrugë të njeriut për ta penguar atë nga bindja ndaj Allahut të Lartësuar. Nuk ka shpëtim për robin nga shejtani, përveçse duke kërkuar ndihmën e Allahut të Lartësuar dhe duke ndjekur shkaqet e mbrojtjes dhe ruajtjes prej tij.

Përmendja e Allahut të Lartësuar dhe adhurimi i Tij sjell energji në shpirt e kënaqësi shpirtëroe, largon dembelizmin e mërzinë; heq shqetësimin dhe antipatinë. Këto e largojnë shejtanin, ndërsa lidhja e nyjave është nga ngacmimet e tij.

Besimtari gëzohet për suksesin që Allahu ia jep për të kryer adhurimin ndaj Tij, si dhe trishtohet për shkak të mangësive të tij në arritjen e shkallëve të larta të shpërblimit dhe përsosurisë.

Përgjumja dhe largimi nga adhurimet janë veprime të shejtanit dhe zbukurimi i tij.

Këto tri adhurime: përmendja e Allahut, avdesi dhe namazi e largojnë shejtanin.

Nyja e shejtanit është e lidhur posaçërisht pas kokës, pasi ajo është qendra e forcave dhe fusha e veprimit të tyre. Kur ai e lidh atë, ai mund ta kontrollojë shpirtin e njeriut dhe t'i shkaktojë gjumë.

Ibn Haxher el Askalani ka thënë: "Përmendja e natës në hadith: "Qoftë një natë...", në kuptimin literal lë të kuptohet se kjo gjë është veçanërisht e lidhur me gjumin e natës."

Ibn Haxher el Askalani ka thënë: "Nuk ka diçka të veçantë e të caktuar për të bërë pjesë te "përmendja e Allahut", e që nuk e zëvendëson ndonjë tjetër; çdo gjë që mund të quhet përmendje e Allahut është e mjaftueshme. Këtu përfshihet: leximi i Kuranit, leximi i hadithit të Profetit ﷺ dhe angazhimi duke kërkuar dije fetare. Më e larta që mund të thuhet nga dhikri (përmendja e Allahut) është ajo që ka thënë Profeti ﷺ: “Atij që zgjohet natën dhe thotë: "La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir. Elhamdulilah ve subhanallah ve la ilahe il-lallah, vallahu ekber. Ve la havle ve la kuvete ila bilah (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi, Ai ka fuqi për çdo gjë. Falënderimi i takon Allahut dhe i Lartësuar qoftë Allahu! S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Allahu është më i Madhi. Nuk ka ndryshim e as fuqi pa Allahun), pastaj thotë: "O Allah, më fal mua ose lutet (për diçka), i pranohet. E, nëse merr avdes dhe falet, i pranohet namazi i tij.” (E shënon Buhariu)

التصنيفات

Vlera e abdesit, Dobitë e përmendjes së Allahut