“Mendoj se ëndrrat tuaja janë përputhur te shtatëshja e fundit. Ai që dëshiron ta kërkojë Natën e Kadrit, le ta kërkojë në shtatëshen e fundit.”

“Mendoj se ëndrrat tuaja janë përputhur te shtatëshja e fundit. Ai që dëshiron ta kërkojë Natën e Kadrit, le ta kërkojë në shtatëshen e fundit.”

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon: “Disa shokë të Profetit ﷺ panë në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit. I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Mendoj se ëndrrat tuaja janë përputhur te shtatëshja e fundit. Ai që dëshiron ta kërkojë Natën e Kadrit, le ta kërkojë në shtatëshen e fundit.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Disa burra nga shokët e Profetit ﷺ panë në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit të Ramazanit. Atëherë Profeti ﷺ tha: Po shoh se ëndrrat tuaja janë përputhur, se ajo është në shtatë netët e fundit të Ramazanit. Prandaj, kush e kërkon atë dhe është i përkushtuar për ta arritur, le ta kërkojë me zell dhe duke shtuar veprat e mira, sepse ajo ka më shumë gjasa të jetë në shtatë netët e fundit, të cilat fillojnë nga nata e 24-tër, nëse Ramazani është tridhjetë ditë, ose nga nata e 23-të nëse muaji është njëzetenëntë ditë.

فوائد الحديث

Vlera e Natës së Kadrit dhe inkurajimi për ta kërkuar atë.

Nga urtësia dhe mëshira e Tij, Allahu e ka fshehur këtë natë në mënyrë që njerëzit të jenë të zellshëm në adhurim, duke e kërkuar atë, në mënyrë që shpërblimi i tyre të jetë i shumtë.

Nata e Kadrit është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, dhe ka më shumë gjasa të jetë në netët teke.

Nata e Kadrit është njëra nga dhjetë netët e fundit të Ramazanit. Ajo është nata në të cilën Allahu i Lartësuar ia zbriti Kuranin Profetit ﷺ. Allahu e bëri këtë natë më të mirë se një mijë muaj për nga begatia, rëndësia e saj e madhe dhe ndikimi i madh i veprave të mira që kryhen në të.

Ajo u quajt “Nata e Kadrit”, me “d”-në e pazëshme, ose për shkak të nderit dhe vlerës së saj, ashtu siç thuhet: “filani ka kadr (vlerë, pozitë) të madhe”, dhe kështu shtimi i fjalës “natë” është lidhje e diçkaje me cilësinë e saj, domethënë nata fisnike, duke nënkuptuar pozitën, madhështinë dhe gradën e lartë të saj. Allahu i Lartësuar thotë: "Vërtet, Ne e zbritëm atë në një Natë të bekuar." (Ed Duhan, 3) Ose, emërtimi mund të rrjedhë nga fjala “takdir” (caktim), që do të thotë se kjo është nata në të cilën përcaktohet caktimi për vitin. Allahu thotë i Lartësuar thotë: "Në atë (Natë) përcaktohet çdo çështje e urtë." (Ed Duhan, 4)

التصنيفات

Dhjetëshja e fundit e ramazanit