إعدادات العرض
“Do t'ia japë këtë flamur një burri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin (e Hajberit).”
“Do t'ia japë këtë flamur një burri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin (e Hajberit).”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, në Betejën e Hajberit, ka thënë: “Do t'ia japë këtë flamur një burri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin (e Hajberit).” Omer ibn Hatabi në atë rast tha: "Kurrë se kam dashur udhëheqjen përpos atë ditë, andaj zgjatesha drejt tij, duke shpresuar se do të më thërriste, por i Dërguari i Allahut ﷺ e thirri Ali ibn Ebu Talibin dhe ia dha flamurin. Pastaj tha: “Ec përpara dhe mos e kthe kokën mbrapa, derisa Allahu të të bëjë fitimtar!” Aliu eci pakëz, pastaj ndaloi pa u kthyer mbrapa, dhe thirri: "O i Dërguari i Allahut, për çfarë t'i luftoj ata?" Profeti ﷺ i tha: “Luftoji derisa të dëshmojnë se s'ka të adhuruar të denjë pos Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, e nëse veprojnë ashtu, atëherë të është ndaluar gjaku dhe pasuria e tyre, përveç me të drejtë, ndërkohë llogaria e tyre është tek Allahu.”
الترجمة
العربية Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Português සිංහල Nederlands অসমীয়া Tiếng Việt Kiswahili ગુજરાતી پښتو Română മലയാളം नेपाली Deutsch Кыргызча ქართული Moore Magyar తెలుగు Svenska Македонски ಕನ್ನಡ Українська Kinyarwanda Oromoo ไทย Српски मराठी ਪੰਜਾਬੀ Wolof دری አማርኛ বাংলা Malagasy ភាសាខ្មែរ Lietuvių Tagalog தமிழ்الشرح
Profeti ﷺ i informoi sahabët se të nesërmen, muslimanët do të fitojnë kundër hebrenjve të Hajberit, një qytet afër Medinës, dhe kjo fitore do të arrihet nëpërmjet një burri të cilit ai do t’ia japë flamurin, simbol ky, të cilin ushtria e përdor si shenjë të saj. Ky burrë kishte një cilësi të veçantë: ai e donte Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e donin atë. Omeri ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e përmendi se kurrë nuk e kishte dashur udhëheqjen dhe të ishte ai i synuari, përveçse atë ditë. E kjo, me shpresën se do ta arrinte atë që Profeti ﷺ kishte thënë; se Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan (dhe ky i do ata). Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e zgjati trupin e tij që Profeti ﷺ ta shihte, me shpresën që të thirrej për këtë përgjegjësi, duke pasur dëshirë dhe ambicie për të marrë atë flamur. Pastaj, Profeti ﷺ e thirri Ali ibn Ebu Talibin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe ia dha flamurin. Profeti ﷺ e urdhëroi që të nisej me ushtrinë dhe të mos largohej nga lufta pasi të përballej me armikun, as për pushim, ndalesë apo armëpushim, derisa Allahu t’ia mundësojë çlirimin e këtyre kështjellave dhe t'i japë fitore e triumf. Atëherë Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u nis përpara, pastaj ndaloi, por nuk u kthye, në mënyrë që të mos kundërshtonte urdhrin e Profetit ﷺ. Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ngriti zërin dhe tha: "O i Dërguar i Allahut, për çfarë të luftoj kundër njerëzve?" Profeti ﷺ i tha: "Luftoji, derisa të dëshmojnë se s'ka të adhuruar të denjë pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Kur ata të përgjigjen dhe të hyjnë në Islam, atëherë gjaku dhe pasuria e tyre janë të mbrojtura prej teje dhe të ndaluara për ty, përveç me të drejtën e saj (dëshmisë islame). Pra, përveç nëse kryejnë ndonjë krim apo shkelje, që meriton dënimin me vdekje sipas ligjeve të Islamit, ndërsa llogaria e tyre i përket Allahut.فوائد الحديث
Sahabët e urrenin marrjen e postit të udhëheqjes, për shkak të përgjegjësisë së madhe që ka ajo.
Është e lejuar të dëshirohet dhe të kërkohet një çështje, kur është e sigurt mirësia e saj.
Udhëheqësi i jep udhëzime komandantit të ushtrisë mbi mënyrën e veprimit në fushën e betejës.
Përkushtimi i shokëve të Profetit ﷺ ndaj porosive të tij dhe gatishmëria për t'i zbatuar ato menjëherë.
Kushdo që ka paqartësi për diçka që i është kërkuar, duhet të pyesë për të.
Një nga shenjat e profecisë së tij ﷺ është njoftimi i tij për fitoren ndaj hebrenjve, ku ai lajmëroi për çlirimin e Hajberit dhe ndodhi ashtu siç kishte paralajmëruar.
Inkurajimi për të vepruar sipas asaj që ka urdhëruar i Dërguari i Allahut ﷺ.
Nuk lejohet të vritet ai që e ka shqiptuar shahadetin, përveç nëse ka shfaqur diçka që e bën të obliguar vrasjen e tij (sipas ligjit islam, në një shtet islam).
Ligjet e Islamit zbatohen në varësi të asaj që e shfaqin njerëzit, ndërsa Allahu merret me fshehtësitë e tyre.
Qëllimi më madhor i xhihadit është hyrja e njerëzve në Islam.
