“Izari i muslimanit duhet të jetë te gjysma e kërcirit, mirëpo nuk prish punë ose nuk ka mëkat, edhe nëse e lëshon prej mesit të kërcirit e deri tek nyjat e këmbës. Ndërsa, ajo që zbret nën nyja të këmbës, do të jetë në Zjarr, dhe cilindo që e zvarritë izarin nga…

“Izari i muslimanit duhet të jetë te gjysma e kërcirit, mirëpo nuk prish punë ose nuk ka mëkat, edhe nëse e lëshon prej mesit të kërcirit e deri tek nyjat e këmbës. Ndërsa, ajo që zbret nën nyja të këmbës, do të jetë në Zjarr, dhe cilindo që e zvarritë izarin nga mendjemadhësia, nuk do ta shikojë Allahu.”

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Izari i muslimanit duhet të jetë te gjysma e kërcirit, mirëpo nuk prish punë ose nuk ka mëkat, edhe nëse e lëshon prej mesit të kërcirit e deri tek nyjat e këmbës. Ndërsa, ajo që zbret nën nyja të këmbës, do të jetë në Zjarr, dhe cilindo që e zvarritë izarin nga mendjemadhësia, nuk do ta shikojë Allahu.”

[Sahih] [Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se izari (veshja që mbulon pjesën e poshtme të trupit të burrit) te burri musliman ka tri gjendje: Gjendja e parë: E rekomanduar (ar. mustehab): që izari të arrijë deri në gjysmën e kërcirit. Gjendja e dytë: E lejuar, pa qenë e qortuar: që të zgjatet më poshtë se kaq, deri te nyjat e këmbëve, të cilat janë dy kockat e dala te nyja, që janë ndërmjet kërcirit dhe shputës së këmbës. Gjendja e tretë: Haram (e ndaluar): që të zbresë poshtë nyjave të këmbëve, dhe ekziston frika që njeriu të ndëshkohet me Zjarr. E nëse vishet nga mendjemadhësia, mburrja dhe tejkalimi i kufijve, atëherë Allahu nuk do ta shikojë atë (me shikim mëshire).

فوائد الحديث

Ky përshkrim dhe ky paralajmërim vlejnë posaçërisht për burrat. Sa u përket grave, ato përjashtohen nga kjo, sepse janë të urdhëruara ta mbulojnë tërë trupin e tyre.

Çdo gjë që mbulon pjesën e poshtme të trupit të burrit quhet “izar”, siç janë: shallvaret (pantollonat), rrobat e gjata dhe veshje të ngjashme, dhe ato hyjnë nën dispozitat juridike të përmendura në këtë hadith.

التصنيفات

Rregullat e veshjes