إعدادات العرض
“Ata që mallkojnë shumë, nuk do të jenë as dëshmitarë e as ndërmjetësues në Ditën e Kiametit.”
“Ata që mallkojnë shumë, nuk do të jenë as dëshmitarë e as ndërmjetësues në Ditën e Kiametit.”
Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Ata që mallkojnë shumë, nuk do të jenë as dëshmitarë e as ndërmjetësues në Ditën e Kiametit.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල Hausa Kurdî Português தமிழ் Kiswahili অসমীয়া ગુજરાતી Nederlands മലയാളം Română Magyar ქართული Moore ไทย Македонски తెలుగు मराठी Українська ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy ភាសាខ្មែរ ಕನ್ನಡ پښتو Svenska Wolof नेपालीالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se kush mallkon shpesh dhe padrejtësisht të tjerët, meriton dy ndëshkime: E para: Ai nuk do të jetë dëshmitar në Ditën e Gjykimit për popujt të cilëve u janë dërguar shpalljet hyjnore, përmes të dërguarve të tyre; dëshmia e tij nuk pranohet as në këtë botë për shkak të mëkatit dhe mosbindjes së tij të qëllimshme; dhe nuk do t’i jepet grada e shehidit - vdekja në rrugë të Allahut. E dyta: Ai nuk do të mund të bëjë ndërmjetësim (shefat) në Ditën e Gjykimit kur besimtarët do të ndërmjetësojnë për vëllezërit e tyre që kanë merituar Zjarrin.فوائد الحديث
Mallkimi është i ndaluar dhe përsëritja e tij e shpeshtë përbën mëkat të madh.
Ndëshkimi që përmendet në hadith është specifikisht për ata që mallkojnë shpesh, e jo për ndonjë rast të vetëm apo situata të ngjashme. Po ashtu, përjashtim bën mallkimi i lejuar, i cili i referohet atij që është i ligjësuar në sheriat, kur mallkimi bëhet për ata që kanë cilësi të përçmuara, pa i përmendur me emra të veçantë, si p.sh.: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët”, “Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët”, “Allahu i mallkoftë ata që bëjnë figura frymorësh”, “Allahu i mallkoftë ata që veprojnë si populli i Lutit (homoseksualët)”, “Allahu i mallkoftë ata që therin kurban për dikë tjetër përveç Allahut”, “Allahu i mallkoftë burrat që imitojnë gratë dhe gratë që imitojnë burrat”, e kështu me radhë.
Pohohet gjithashtu edhe ndërmjetësimi i besimtarëve në Ditën e Gjykimit.
التصنيفات
Vetitë e këqija