إعدادات العرض
“Ai që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga (sprova e) Dexhallit.”
“Ai që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga (sprova e) Dexhallit.”
Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga (sprova e) Dexhallit.”
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Español Kurdî Português සිංහල Kiswahili অসমীয়া Tiếng Việt ગુજરાતી Nederlands Hausa മലയാളം Română Magyar ქართული Moore ไทย Македонски తెలుగు मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ বাংলা Malagasy Українська Tagalog ភាសាខ្មែរ ಕನ್ನಡ پښتو Svenska Wolof नेपालीالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se kush i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të ruhet, do të mbrohet dhe do të jetë i siguruar nga sprova e mesihut Dexhall, i cili do të shfaqet në fund të kohës dhe do të pretendojë se është zot. Sprova e tij do të jetë sprova më e madhe që ka përjetuar toka, që nga krijimi i Ademit e deri në Ditën e Kiametit, për shkak të veprimeve të jashtëzakonshme që Allahu i Lartësuar do t’ia mundësojë atij, për të mashtruar ndjekësit e tij. Kjo, ngase në fillim të sures Kehf ka tregime dhe argumente madhështore, që janë më të mëdha sesa ato që Dexhalli do të përdorë për të hutuar njerëzit. Kështu, kush mendon e mediton mbi to, nuk do të mashtrohet prej tij. Në një transmetim tjetër, thuhet se janë dhjetë ajetet e fundit të kësaj sureje, që fillojnë me fjalën e Allahut: "A mos mendojnë jobesimtarët se mund t’i marrin robërit e Mi për mbrojtës përveç Meje…"فوائد الحديث
Ky hadith tregon vlerën e sures Kehf, se fillimi ose fundi i saj mbron nga sprova e Dexhallit.
Njoftimi rreth çështjes së Dexhallit dhe sqarimi i asaj që mbron prej tij.
Inkurajimi për ta mësuar përmendsh tërë suren Kehf, e nëse nuk mundet, le t’i mësojë dhjetë ajetet e para dhe të fundit.
Kurtubiu ka thënë për shkakun e kësaj mbrojtjeje: “Thuhet se kjo është për shkak të mrekullive dhe shenjave që gjenden në historinë e Banorëve të Shpellës, e kush mediton mbi të nuk do të çuditet nga çështja e Dexhallit dhe nuk do të frikësohet prej tij, e kështu nuk do të mashtrohet. Gjithashtu, është thënë se kjo lidhet me fjalën e Allahut: "... për të paralajmëruar nëpërmjet tij, dënim të ashpër (për jobesimtarët) ...", që nënvizon ashpërsinë e dënimit dhe faktin se ai vjen nga Allahu, e kjo përputhet me atë që do të ndodhë nga Dexhalli, i cili pretendon hyjnizimin, sundimin e tij dhe sprovën do ta ketë të madhe. Për këtë arsye, Profeti ﷺ e konsideroi të madhe çështjen e tij, paralajmëroi ndaj tij dhe kërkoi mbrojtje tek Allahu nga sprova e tij. Prandaj, kuptimi i hadithit është: Kush i lexon këto ajete, i mediton dhe ndalet në kuptimin e tyre, do të ruhet prej tij dhe do të jetë i sigurt.”
