إعدادات العرض
Vërtet Allahu nuk pranon asnjë vepër, përveç asaj që bëhet sinqerisht për Të dhe përmes saj synohet Fytyra e Tij
Vërtet Allahu nuk pranon asnjë vepër, përveç asaj që bëhet sinqerisht për Të dhe përmes saj synohet Fytyra e Tij
Ebu Umame Bahiliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "Çfarë mendon për një njeri që lufton për të kërkuar shpërblim dhe famë: çfarë do të ketë?" I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ai nuk do të ketë asgjë.” Ai e përsëriti tri herë dhe Profeti ﷺ i thoshte: “Ai nuk do të ketë asgjë.” Pastaj Profeti ﷺ tha: "Vërtet Allahu nuk pranon asnjë vepër, përveç asaj që bëhet sinqerisht për Të dhe përmes saj synohet Fytyra e Tij."
الترجمة
العربية অসমীয়া Bahasa Indonesia Kiswahili Tagalog Tiếng Việt ગુજરાતી Nederlands සිංහල Hausa پښتو नेपाली اردو Кыргызча മലയാളം English Svenska Română Kurdî Bosanski فارسی తెలుగు ქართული Moore Српски Magyar Português Македонски Čeština Русский Українська Azərbaycan Malagasy Kinyarwanda Wolof ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ हिन्दी دری Türkçe አማርኛ বাংলা ភាសាខ្មែរ Lietuvių ಕನ್ನಡ Oromoo Deutschالشرح
Një njeri erdhi te Profeti ﷺ për ta pyetur dhe për të kërkuar fetva rreth vendimit për një njeri që del në betejë dhe në xhihad, duke kërkuar shpërblim nga Allahu dhe duke dëshiruar lavdërim e falënderim nga njerëzit se a do të marrë i tilli shpërblim? Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj se ai nuk do të ketë shpërblim, sepse i ka bërë shok Allahut në qëllimin e tij. Personi në fjalë ia përsëriti pyetjen Profetit ﷺ tri herë dhe Profeti ﷺ iu përgjigj e ia konfirmonte të njëjtën përgjigje: "Ai nuk do të ketë shpërblim." Pastaj Profeti ﷺ ia tregoi rregullën për pranimin e veprave nga Allahu: "Allahu nuk pranon asnjë vepër, përveç nëse ato janë të sinqerta për Të, pa i shoqëruar asgjë, si dhe ato me të cilat synohet Fytyra e Tij."فوائد الحديث
Allahu i pranon vetëm ato vepra që janë të sinqerta për Të, sipas udhëzmit të Profetit të Tij ﷺ.
Përgjigja e mirë që e jep myftiu është që ajo fetva (përgjigje fetare) ta përmbushë qëllimin e pyetësit dhe jo vetëm.
Theksimi i një çështjeje të rëndësishme bëhet duke përsëritur pyetjen rreth saj.
Luftëtari i vërtetë është ai që lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta dhe që e kërkon shpërblimin e botës tjetër me qëllim të sinqertë, e jo që lufta e tij të jetë për çështje të kësaj bote.
التصنيفات
Vlera e veprave të zemrës