Kryeni vazhdimisht Haxhin dhe Umren, sepse ato i largojnë varfërinë dhe mëkatet, ashtu siç heq zjarri i farkëtarit papastërtitë nga hekuri, ari dhe argjendi. Ndërsa Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit

Kryeni vazhdimisht Haxhin dhe Umren, sepse ato i largojnë varfërinë dhe mëkatet, ashtu siç heq zjarri i farkëtarit papastërtitë nga hekuri, ari dhe argjendi. Ndërsa Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Kryeni vazhdimisht Haxhin dhe Umren, sepse ato i largojnë varfërinë dhe mëkatet, ashtu siç heq zjarri i farkëtarit papastërtitë nga hekuri, ari dhe argjendi. Ndërsa Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit."

[Sahih] [رواه الترمذي والنسائي وأحمد]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith inkurajoi kryerjen e riteve të Haxhit dhe riteve të Umrës në vazhdimësi, pa ndërprerje, sa herë që njeriu është në gjendje t'i kryejë. Kjo sepse kryerja e tyre shërben si një mënyrë për të larguar varfërinë dhe mëkatet, si dhe efektin e tyre mbi zemrën, ashtu si e fryra e zjarrit me gjyryk largon papastërtitë dhe metale të tjera nga hekuri.

فوائد الحديث

Vlera e kryerjes së Haxhit dhe Umres në vazhdimësi dhe inkurajimi për një gjë të tillë.

Kryerja e Haxhit dhe Umres janë ndër mjetet për fitimin e pasurisë dhe faljen e mëkateve.

Mubarakfuri, për pjesën: “...largojnë varfërinë”, ka thënë: "Domethënë e heqin atë. Kjo mund t’i referohet si varfërisë së jashtme, e cila lehtësohet me fitimin e pasurisë, ashtu edhe varfërisë së brendshme, e cila largohet duke e pasuruar zemrën."

التصنيفات

Vlera e haxhit dhe umres