“Pjesa e rrobës së poshtme, që është nën nyja, do të jetë në Zjarr.”

“Pjesa e rrobës së poshtme, që është nën nyja, do të jetë në Zjarr.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Pjesa e rrobës së poshtme, që është nën nyja, do të jetë në Zjarr.”

[Sahih] [Transmeton Buhariu]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith i ka paralajmëruar burrat që të mos i lëshojnë rrobat e tyre, të cilat mbulojnë pjesën e poshtme të trupit, (qoftë pantallona, shallvare apo diçka tjetër) poshtë nyjave të këmbëve. Çdo pjesë e rrobës që bie poshtë nyjave, për atë që e lëshon rrobën kështu, do të jetë në Zjarr si ndëshkim për këtë veprim.

فوائد الحديث

Ndalimi i zgjatjes së rrobave nga ana e burrave në mënyrë që të zbresin poshtë nyjave të këmbëve, dhe kjo konsiderohet prej mëkateve të mëdha.

Ibn Haxheri ka thënë: “Lejimi i zvarritjes së izarit (veshjes së poshtme), bëhet përjashtim vetëm për atë që e bën këtë nga nevoja; si p.sh. ai që ka plagë në nyjat e këmbëve dhe do të dëmtohej nga mizat nëse ato nuk mbulohen me rrobën e poshtme, sidomos kur nuk ka mundësi tjetër.”

Ky gjykim është i veçantë për burrat, ndërsa gratë janë urdhëruar që rrobat e tyre t’i lëshojnë poshtë nyjave, deri në gjatësinë e një parakrahu.

التصنيفات

Veshja dhe zbukurimi