إعدادات العرض
më thuaj një fjalë lidhur me Islamin, që, pas teje, nuk do të kem nevojë të pyes askënd." I Dërguari ﷺ tha: "Thuaj: "Besoj në Allahun e pastaj qëndro fuqishëm!
më thuaj një fjalë lidhur me Islamin, që, pas teje, nuk do të kem nevojë të pyes askënd." I Dërguari ﷺ tha: "Thuaj: "Besoj në Allahun e pastaj qëndro fuqishëm!
Nga Ebu Amër ose Ebu Amra Sufjan ibën Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se ka thënë: "Thashë: "O i Dërguari i Allahut, më thuaj një fjalë lidhur me Islamin, që, pas teje, nuk do të kem nevojë të pyes askënd." I Dërguari ﷺ tha: "Thuaj: "Besoj në Allahun e pastaj qëndro fuqishëm!"
الترجمة
العربية Español አማርኛ English اردو Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Français Türkçe Русский Bosanski සිංහල हिन्दी 中文 فارسی Tiếng Việt Tagalog Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو অসমীয়া Svenska Nederlands ગુજરાતી Кыргызча नेपाली Yorùbá Lietuvių دری Српски Soomaali тоҷикӣ Kinyarwanda Română Magyar Čeština Moore Malagasy Oromoo ಕನ್ನಡ Wolof Azərbaycan O‘zbek Українська ქართული Македонски ភាសាខ្មែរ Bambara ਪੰਜਾਬੀ मराठी Kirundi Kurmancî Bahasa Melayu Yaoالشرح
Sahabiu, Sufjan ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i kërkoi Profetit ﷺ që t'i mësonte një thënie që përfshin në mënyrë gjithëpërfshirëse kuptimet e Islamit, në mënyrë që ai t'i përmbahej asaj dhe të mos pyeste askënd tjetër në lidhje me të. Atëherë Profeti ﷺ i tha: "E veçoj Allahun me adhurim dhe i besoj Zotit tim, Krijuesit tim dhe të Adhuruarit tim të vërtetë, i Cili nuk ka shok. Më pas i nënshtrohet Allahut, duke iu bindur me kryerjen e obligimeve që ka ndaj Tij dhe duke i braktisur ndalesat e Tij, si dhe vazhdon në këtë rrugë.فوائد الحديث
Themeli i fesë është besimi në Allahun se Ai është Krijues, meritor për t'u adhuruar dhe se Atij i takojnë emrat dhe cilësitë e përkryera.
Rëndësia e të qenit në rrugë të drejtë pas besimit, vazhdimësia në adhurim dhe qëndrueshmëria në këtë rrugë.
Besimi është kusht për pranimin e veprave.
Imani në Allahun përfshin atë që duhet besuar nga bindjet dhe parimet e besimit, si dhe atë që rrjedh nga kjo, siç janë: veprat e zemrës, nënshtrimi dhe dorëzimi para Allahut me zemër dhe me gjymtyrë.
Qëndrueshmëria në fe nënkupton t'i përmbahemi kësaj rruge, duke i kryer obligimet dhe duke i braktisur ndalesat.
