“Kur dikush planifikon të therë kurban, pasi të jetë parë hëna e re e muajit dhulhixhe, të mos shkurtojë asgjë nga qimet e as nga thonjtë, derisa ta therë kurbanin.”

“Kur dikush planifikon të therë kurban, pasi të jetë parë hëna e re e muajit dhulhixhe, të mos shkurtojë asgjë nga qimet e as nga thonjtë, derisa ta therë kurbanin.”

Nëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkëshortja e Profetit ﷺ, transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dikush planifikon të therë kurban, pasi të jetë parë hëna e re e muajit dhulhixhe, të mos shkurtojë asgjë nga qimet e as nga thonjtë, derisa ta therë kurbanin.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëroi që ai që dëshiron të therë kurban, të mos presë asgjë nga flokët, as nga sqetullat, as nga mustaqet, as nga ndonjë pjesë tjetër e trupit; as nga thonjtë e duarve apo të këmbëve, pasi të jetë parë hëna e re e muajit Dhulhixhe, derisa të kryejë therjen e kurbanit.

فوائد الحديث

Kush vendos të therë kurban pas hyrjes së dhjetë ditëve (të Dhulhixhes), ai duhet të fillojë të përmbahet nga gjëra e përmendura (të mos presë asgjë nga qimet e trupit apo thonjtë), që nga momenti kur e bën nijet, derisa ta kryejë therjen e kurbanit.

Nëse nuk e ther kurbanin në ditën e parë, ai vazhdon të përmbahet (nga prerja e flokëve dhe thonjve), derisa ta kryejë therjen në cilëndo ditë nga ditët e teshrikut.

التصنيفات

Kurbani