إعدادات العرض
“Kur të vijë Ramazani, hapen portat e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët.”
“Kur të vijë Ramazani, hapen portat e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të vijë Ramazani, hapen portat e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी සිංහල Hausa Kurdî Português Tiếng Việt অসমীয়া Nederlands Kiswahili ગુજરાતી Magyar ქართული Română ไทย తెలుగు मराठी دری አማርኛ Malagasy Македонски Українська ភាសាខ្មែរ ਪੰਜਾਬੀ پښتو മലയാളം Svenska Wolof Moore ಕನ್ನಡ தமிழ் Српски မြန်မာالشرح
Profeti ﷺ ka njoftuar se, kur vjen muaji i Ramazanit, ndodhin tri gjëra: E para: Hapen dyert e Xhenetit dhe asnjëra prej tyre nuk mbyllet. E dyta: Mbyllen dyert e Xhehenemit dhe asnjëra prej tyre nuk hapet. E treta: Shejtanët dhe xhindët kryeneçë lidhen, kështu që nuk arrijnë të bëjnë atë që zakonisht bëjnë jashtë Ramazanit. E gjithë kjo bëhet për ta nderuar këtë muaj dhe për t’i motivuar njerëzit t'i shtojnë adhurimet ndaj Allahut, si: namazi, lëmosha, përmendja e Allahut, leximi i Kuranit dhe veprat e tjera të mira, si dhe për t’u larguar nga gjynahet dhe veprat e këqija.فوائد الحديث
Vlera e muajit Ramazan.
Përgëzimi për ata që agjërojnë në të, se ky muaj i bekuar është një sezon adhurimi dhe mirësie.
Lidhja e shejtanëve gjatë Ramazanit, është tregues se i hiqen justifikimet njeriut që është i obliguar me detyrime fetare, sikur t’i thuhet: "Shejtanët janë ndaluar prej teje, prandaj mos i përdor ata si justifikim për braktisjen e adhurimeve apo për kryerjen e gjynaheve."
Kurtubiu ka thënë: "Nëse shtrohet pyetja se si i shohim të këqijat dhe gjynahet të ndodhin shpesh në Ramazan, kur shejtanët janë të lidhur, përgjigjja është se ata ndalohen vetëm nga ata që e respektojnë agjërimin me kushtet e tij dhe i përmbahen edukatës së tij. Ose janë të lidhur vetëm shejtanët kryeneçë, e jo të gjithë, siç përmendet në disa transmetime. Ose qëllimi është se të këqijat pakësohen gjatë këtij muaji, gjë që është e dukshme, sepse ndodhja e tyre në Ramazan është më e vogël se në muajt e tjerë. Kjo sepse lidhja e të gjithë shejtanëve, nuk nënkupton domosdoshmërisht që të mos ndodhë asnjë e keqe apo gjynah, pasi ka edhe shkaqe të tjera për to, si shpirtrat e prishur, zakonet e këqija dhe shejtanët prej njerëzve."
التصنيفات
Vlera e agjërimit