“Allahu thotë: “Për robërit e Mi të mirë kam përgatitur gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askujt nuk i ka shkuar në mendje.”

“Allahu thotë: “Për robërit e Mi të mirë kam përgatitur gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askujt nuk i ka shkuar në mendje.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu thotë: “Për robërit e Mi të mirë kam përgatitur gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askujt nuk i ka shkuar në mendje.” Nëse doni, lexojeni ajetin: “Askush nuk di se çfarë kënaqësish janë fshehur për ta (në jetën tjetër)...” (Es Sexhde, 17)

[Sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se Allahu i Lartësuar thotë: “Kam përgatitur dhe kam bërë gati, si nderim për robërit e Mi të mirë në Xhenet, gjëra thelbi i të cilave nuk është parë kurrë nga asnjë sy, përshkrimi i të cilave nuk është dëgjuar kurrë nga asnjë vesh dhe realiteti i të cilave nuk i ka shkuar kurrë ndërmend zemrës së asnjë njeriu.” Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Nëse doni, lexojeni ajetin: “Askush nuk di se çfarë kënaqësish janë fshehur për ta (në jetën tjetër)...” (Es Sexhde, 17) (Es Sexhde, 17)

فوائد الحديث

Ky hadith është nga ato thënie që Profeti ﷺ i transmeton nga Zoti i tij dhe quhet hadith i shenjtë (ar. kudsij) ose hyjnor. Shprehja dhe kuptimi i tij janë nga Allahu, vetëm se nuk i ka karakteristikat e Kuranit, që e dallojnë atë nga çdo gjë tjetër, si: të bërit adhurim me leximin e tij, të qenët i pastër gjatë leximit, sfidimi (që të sjellin një të ngjashëm me të), paimitueshmëria etj.

Nxitja për kryerjen e veprave të mira dhe braktisjen e të këqijave, për të fituar atë që Allahu ka përgatitur për robërit e Tij të mirë.

Allahu i Lartësuar nuk na ka njoftuar në Librin e Tij dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij për gjithçka që gjendet në Xhenet dhe ajo që nuk e dimë është më e madhe se ajo që dimë.

Sqarimi i përsosmërisë së begative të Xhenetit dhe se banorët e tij gjejnë aty gëzime, pa asnjë shqetësim apo brengë.

Kënaqësia e kësaj bote është kalimtare, ndërsa bota tjetër është më e mirë dhe më e përhershme.

التصنيفات

Përshkrimi i Xhenetit dhe i Xhehenemit