Profeti ﷺ asnjëherë nuk i linte katër rekate para drekës dhe dy para sabahut

Profeti ﷺ asnjëherë nuk i linte katër rekate para drekës dhe dy para sabahut

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ asnjëherë nuk i linte katër rekate para drekës dhe dy para sabahut.

[Ky hadith është sahih] [E shënon Buhariu]

الشرح

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi se Profeti ﷺ zakonisht i falte namazet nafile (vullnetare) në shtëpinë e saj pa i lënë kurrë ato: katër rekate me dy selame para namazit të drekës dhe dy rekate para namazit të sabahut.

فوائد الحديث

Është e preferuar që rregullisht të falen katër rekate para namazit të drekës dhe dy rekate para namazit të sabahut.

Është më e preferuar që sunetet e rregullta ditore të falen në shtëpi, dhe për këtë arsye Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar për to.

التصنيفات

Namazet ditore që janë sunet