إعدادات العرض
Shpeshherë i Dërguari i Allahut ﷺ e thoshte (këtë lutje): "O rrotullues i zemrave, mbaje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde!
Shpeshherë i Dërguari i Allahut ﷺ e thoshte (këtë lutje): "O rrotullues i zemrave, mbaje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde!
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Shpeshherë i Dërguari i Allahut ﷺ e thoshte (këtë lutje): "O rrotullues i zemrave, mbaje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde!" I thashë: "O i Dërguari i Allahut! Ne të besuam dhe i besuam asaj me të cilën erdhe, a ke frikë për ne? - "Po. Vërtet zemrat janë ndërmjet dy gishtërinjve të Allahut: i rrotullon si të dëshirojë", - iu përgjigj Profeti ﷺ.
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල ئۇيغۇرچە Kurdî Kiswahili Português অসমীয়া ગુજરાતી Nederlands नेपाली پښتو Hausa Svenska മലയാളം Кыргызча Română తెలుగు ಕನ್ನಡ Српски ქართული Moore Kinyarwanda Magyar Македонски Čeština Українська Wolof Lietuvių Azərbaycan አማርኛ Malagasy Oromoo ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری Deutsch ភាសាខ្មែរ தமிழ்الشرح
Lutja që më së shpeshti e bënte Profeti ﷺ ishte që Allahu ta bënte të qëndrueshëm në fe e në adhurim dhe ta largonte nga devijimi dhe humbja. Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ishte çuditur përse kaq shpesh Profeti ﷺ e thoshte këtë lutje, kështu që Profeti ﷺ i tregoi se zemrat janë ndërmjet dy gishtërinjve të Allahut: i rrotullon si të dojë. Zemra është vendi i imanit dhe kufrit. Zemra është quajtur kësisoj (në arabisht el kalb), për shkak të luhatjeve të saj të shpeshta. Ajo rrotullohet më shumë sesa vorba kur vlon në tenxhere: atij që dëshiron Allahu, ia vendos zemrën në udhëzim dhe e bën të qëndrueshëm në fe, e atij që dëshiron, ia largon zemrën nga udhëzimi drejt devijimit dhe humbjes.فوائد الحديث
Nënshtrimi i Profetit ﷺ ndaj Zotit dhe përgjërimi i tij ndaj Tij, si dhe udhëzimi i muslimanëve që ta lusin Atë me këtë lutje.
Rëndësia e qëndrueshmërisë dhe stabilitetit në fe dhe se në konsideratë merret përfundimi.
Robi nuk mund të vetëmjaftohet as aq sa hap e mbyll sytë nga qëndrueshmëria që ia bën Allahu atij në Islam.
Inkurajimi që kjo lutje të thuhet sa më shpesh, duke e ndjekur shembullin e Profetit ﷺ.
Stabiliteti në Islam është begatia më e madhe, për të cilën duhet të përpiqet njeriu dhe ta falënderojë Zotin për të.
