“Ju nuk ndihmoheni dhe furnizoheni vetëm si shkak i të dobëtëve nga mesi juaj?”

“Ju nuk ndihmoheni dhe furnizoheni vetëm si shkak i të dobëtëve nga mesi juaj?”

Musab ibn Sadi tregon: “Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e konsideronte veten më të privilegjuar kundrejt atyre që ishin më të dobët se ai. Por, Profeti ﷺ tha: “Ju nuk ndihmoheni dhe furnizoheni vetëm si shkak i të dobëtëve nga mesi juaj?”

[Sahih] [Transmeton Buhariu]

الشرح

Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) mendoi se kishte përparësi ndaj atyre që ishin më të dobët se ai, për shkak të trimërisë dhe cilësive të ngjashme. Atëherë, Profeti ﷺ tha: "A mos vallë ju jepet fitorja dhe furnizimi veçse për shkak të të dobëtve tuaj, përmes lutjeve, namazit dhe sinqeritetit të tyre? Ata shpesh janë më të sinqertë në lutjet e tyre dhe më të përulur në adhurim, sepse zemrat e tyre janë të lira nga lidhja me stolitë e jetës së kësaj bote."

فوائد الحديث

Nxitje për përulësi dhe ndalim nga mendjemadhësia ndaj të tjerëve.

Ibn Haxheri ka thënë: “Nëse të fortët kanë përparësi për shkak të trimërisë së tyre, të dobëtit kanë përparësi për shkak të lutjes dhe sinqeritetit të tyre.”

Nxitje për t’u sjellë me mirësi ndaj të varfërve dhe për t’ua dhënë të drejtat e tyre, pasi kjo është një prej shkaqeve të mëshirës së Allahut dhe të ndihmës së Tij ndaj jush.

التصنيفات

Gjendjet e të devotshmëve