إعدادات العرض
“Sa e sa flokëshprishurve (të pluhurosurve), që refuzohen nga dyert e njerëzve, po qe se i betohen Allahut, Ai ua realizon betimin.”
“Sa e sa flokëshprishurve (të pluhurosurve), që refuzohen nga dyert e njerëzve, po qe se i betohen Allahut, Ai ua realizon betimin.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sa e sa flokëshprishurve (të pluhurosurve), që refuzohen nga dyert e njerëzve, po qe se i betohen Allahut, Ai ua realizon betimin.”
[Sahih] [Transmeton Muslimi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî தமிழ் Nederlands Kiswahili অসমীয়া ગુજરાતી Magyar ქართული Română ไทย Português मराठी ភាសាខ្មែរ دری አማርኛ Македонски తెలుగు Українська ਪੰਜਾਬੀ മലയാളം Moore ಕನ್ನಡ پښتو မြန်မာالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se mes njerëzve ka prej atyre që kanë flokë të çrregullt e të pluhurosur, të cilët nuk i lyejnë me vaj dhe nuk i lajnë shpesh. Ata nuk kanë pozitë në sytë e njerëzve; largohen nga dyert dhe refuzohen për shkak të përçmimit. Megjithatë, sikur të betoheshin për diçka, Allahu do ta përmbushte betimin e tyre për nder të tyre, duke ua pranuar kërkesën, dhe duke i ruajtur që betimi i tyre të mos dalë i pavërtetë, për shkak të vlerës dhe pozitës së tyre tek Allahu.فوائد الحديث
Allahu nuk shikon pamjen e jashtme të robit, por shikon zemrat dhe veprat.
Njeriu duhet të kujdeset më shumë për veprat e tij dhe pastërtinë e zemrës sesa për trupin dhe veshjen e tij.
Përulësia dhe nënshtrimi para Allahut janë prej shkaqeve të pranimit të lutjeve. Prandaj, Allahu i Lartësuar ua përmbush betimet robërve të devotshëm e të fshehur.
Kjo tregon edukimin profetik ndaj njerëzve, që askush të mos e përçmojë tjetrin.
التصنيفات
Vlera e punëve të mira