I Dërguari i Allahut ﷺ angazhohej me (adhurim) në dhjetëshen e fundit (të Ramazanit), aq sa nuk angazhohej jashtë tyre

I Dërguari i Allahut ﷺ angazhohej me (adhurim) në dhjetëshen e fundit (të Ramazanit), aq sa nuk angazhohej jashtë tyre

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon "I Dërguari i Allahut ﷺ angazhohej me (adhurim) në dhjetëshen e fundit (të Ramazanit), aq sa nuk angazhohej jashtë tyre."

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Kur hynin dhjetë netët e fundit të Ramazanit, Profeti ﷺ angazhohej me përkushtim në adhurim dhe bindje ndaj Allahut. Ai shtonte përpjekjet në kryerjen e veprave të mira, llojeve të ndryshme të bamirësisë dhe akteve të adhurimit, më shumë se në çdo kohë tjetër, për shkak të madhështisë dhe vlerës së këtyre netëve dhe në kërkim të Natës së Kadrit.

فوائد الحديث

Inkurajimi për shtimin e devotshmërisë dhe llojeve të ndryshme të adhurimeve në mënyrë të përgjithshme gjatë muajit Ramazan dhe veçanërisht gjatë dhjetë netëve të tij të fundit.

Dhjetë netët e fundit të Ramazanit fillojnë nga nata e njëzetenjëtë deri në fund të muajit.

Është e preferuar të shfrytëzohen kohët me vlerë, duke u angazhuar në adhurime.

التصنيفات

Dhjetëshja e fundit e ramazanit