“O Ebu Seid! Ai që është i kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për Pejgamber, gjithsesi do të futet në Xhenet.”

“O Ebu Seid! Ai që është i kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për Pejgamber, gjithsesi do të futet në Xhenet.”

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O Ebu Seid! Ai që është i kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për Pejgamber, gjithsesi do të futet në Xhenet.”- Përsëritma edhe një herë, o i Dërguari i Allahut, - tha Ebu Seidi, i mahnitur nga kjo. Pejgamberi ﷺ ia përsëriti, dhe shtoi: “Edhe diçka, me të cilën besimtari ngrihet njëqind shkallë në Xhenet, ndërsa distanca mes çdo dy shkallëve është sa largësia mes Tokës dhe Qiellit.” - E cila është ajo gjë, o i Dërguari i Allahut!? - “Xhihadi në rrugën e Allahut, xhihadi në rrugën e Allahut”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.”

[Sahih] [Transmeton Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ e njoftoi Ebu Seid Hudriun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se kush beson në Allahun dhe është i kënaqur me Të për Zot, Hyj, Sundues, Zotërues dhe Urdhërues të tij; e pranon Islamin si fe, duke iu nënshtruar dhe dorëzuar plotësisht të gjitha urdhrave dhe ndalesave të tij; dhe e pranon Muhamedin ﷺ si Profet në gjithçka me të cilën është dërguar dhe që ka përcjellë: atij i është bërë i sigurt Xheneti. Kjo e mahniti Ebu Seidin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), prandaj tha: “Ma përsërit, o i Dërguari i Allahut.” Kësisoj Profeti ﷺ ia përsëriti. Pastaj Profeti ﷺ i tha: “Kam edhe një veçori tjetër, me të cilën Allahu e ngre robin njëqind shkallë në Xhenet; distanca mes çdo dy shkallëve është sa mes qiellit dhe Tokës.” Ebu Seidi tha: “Cila është ajo, o i Dërguari i Allahut?” Ai ﷺ tha: “Xhihadi (lufta) në rrugën e Allahut, xhihadi në rrugën e Allahut.”

فوائد الحديث

Ndër shkaqet e hyrjes në Xhenet është të kënaqurit me Allahun si Zot, Islamin si fe dhe Muhamedin ﷺ si pejgamber.

Theksohet rëndësia e kryerjes së xhihadit në rrugën e Allahut të Lartësuar.

Tregohet pozita e lartë e muxhahidit (luftëtarit) në Xhenet.

Në Xhenet ka shkallë dhe grada të panumërta, e prej tyre janë njëqind shkallë të veçanta për muxhahidët.

Shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ kishin dashuri të madhe për njohjen e së mirës, rrugëve të saj dhe shkaqeve që çojnë tek ajo.

التصنيفات

Përshkrimi i Xhenetit dhe i Xhehenemit, Vlera e xhihadit