“Kush dëshiron që Allahu ta shpëtojë nga vështirësitë e Ditës së Gjykimit, le t'ia lehtësojë borxhliut që është ngushtë ose le t'ia falë borxhin.”

“Kush dëshiron që Allahu ta shpëtojë nga vështirësitë e Ditës së Gjykimit, le t'ia lehtësojë borxhliut që është ngushtë ose le t'ia falë borxhin.”

Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e kërkonte një borxhli të vetin, porse ai fshihej prej tij e, kur e gjeti, ai i tha: “Nuk mund të ta kthej borxhin.” - Për Allahun? - e pyeti Ebu Katadja. - Për Allahun, - i tha borxhliu. Atëherë Ebu Katadja i tha: “Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Kush dëshiron që Allahu ta shpëtojë nga vështirësitë e Ditës së Gjykimit, le t'ia lehtësojë borxhliut që është ngushtë ose le t'ia falë borxhin.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Ebu Katade Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) po e kërkonte një borxhli të tij, i cili fshihej prej tij. Kur e gjeti, borxhliu i tha: "Unë jam në vështirësi dhe nuk kam pasuri për ta shlyer borxhin tënd." Atëherë Ebu Katadeja (Allahu qoftë i kënaqur me të) u përbetua në Allahun se vërtet nuk kishte asnjë pasuri? Kështu që ai u betua në Allahun se është i sinqertë në atë që po e thotë. Kësisoj Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tregoi se e kishte dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "Kushdo që dëshiron dhe gëzohet që Allahu ta shpëtojë nga vështirësitë, sprovat dhe tmerrimet e Ditës së Gjykimit, le t’i japë afat borxhliut që është ngushtë, duke e shtyrë ose vonuar kërkesën për pagesë, ose duke ia ulur borxhin, apo duke ia falur atë."

فوائد الحديث

Preferohet t’i jepet afat borxhliut, që është ngushtë, derisa t’i bëhet e lehtë ta shlyejë borxhin, ose t’i falet atij plotësisht apo pjesërisht.

Kush ia lehtëson një besimtari një vështirësi të kësaj bote, Allahu do t’ia lehtësojë atij një vështirësi në Ditën e Gjykimit, sepse shpërblimi është sipas llojit të veprës.

Rregull: Veprat e detyrueshme janë më të mira se ato vullnetare (nafile). Megjithatë, ndonjëherë veprat vullnetare janë më të mira se ato të detyrueshme. Falja e borxhit ndaj borxhliut, që është ngushtë, është vepër vullnetare, ndërsa dhënia e afatit dhe pritja pa kërkuar pagesë është detyrim. Këtu, në këtë rast, vepra vullnetare është më e mirë se ajo e detyrueshme.

Hadithi flet për borxhliun në vështirësi, i cili është i arsyetuar. Por sa i përket borxhliut që ka pasuri dhe vonon pagesën me qëllim, është transmetuar se Profeti ﷺ ka thënë: "Vonesat në pagesën e borxhit nga një njeri i pasur janë padrejtësi."

التصنيفات

Huaja