“O ju njerëz, përhapeni selamin (përshëndetjen islame mes jush), ushqeni të tjerët, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit janë në gjumë do të hyni në Xhenet të qetë

“O ju njerëz, përhapeni selamin (përshëndetjen islame mes jush), ushqeni të tjerët, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit janë në gjumë do të hyni në Xhenet të qetë

Abdullah ibn Selami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Kur Profeti ﷺ erdhi në Medinë, njerëzit nxituan ta takonin. Njerëzit thoshin: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur! I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur! I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur!" Tri herë. Vajta te njerëzit për ta parë dhe ja, kur pashë qartë fytyrën e tij, e kuptova se fytyra e tij nuk ishte fytyrë gënjeshtari. Gjëja e parë që e dëgjova të thoshte ishte: “O ju njerëz, përhapeni selamin (përshëndetjen islame mes jush), ushqeni të tjerët, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit janë në gjumë do të hyni në Xhenet të qetë."

[Ky hadith është sahih] [رواه الترمذي وابن ماجه وأحمد]

الشرح

Kur Profeti ﷺ vajti në Medinë dhe njerëzit e panë, nxituan drejt tij. Prej të tillëve ishte edhe hebreu, Abdullah ibn Selami. Kur e pa, e kuptoi se fytyra e tij nuk ishte fytyrë gënjeshtari, për shkak të dritës, bukurisë dhe dinjitetit të sinqertë që shfaqej. Gjëja e parë që e dëgjoi prej Profetit ﷺ ishte inkurajimi për të vepruar disa vepra, që janë shkak për të hyrë në Xhenet. Prej tyre: E para: Përhapja e përshëndetjes islame (Es selamu alejkum), shfaqja dhe shtimi i saj sa më shumë ndaj atyre që i njohim dhe nuk i njohim. E dyta: Ushqimi dhënë të tjerëve, përmes sadakasë, dhuratave dhe mikpritjes. E treta: Mbajtja e lidhjeve farefisnore me ata që ke lidhje gjaku dhe afërsie, nga ana e babait dhe nënës. E katërta: Namazi vullnetar, namazi i natës, kur njerëzit janë në gjumë.

فوائد الحديث

Është e preferuar që përshëndetja islame të përhapet në mesin e muslimanëve, e, sa u përket jomuslimanëve, atyre nuk u japim selam të parët: nëse na japin duke na thënë: "Es Selam alejkum", ua kthejmë: "Ue alejkum."

التصنيفات

Namazi i natës, Vlera e punëve të mira