Është i mallkuar ai që kryen marrëdhënie anale me gruan e tij

Është i mallkuar ai që kryen marrëdhënie anale me gruan e tij

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Është i mallkuar ai që kryen marrëdhënie anale me gruan e tij."

[Hadith hasen] [رواه أبو داود والنسائي في الكبرى وأحمد]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi se burri që kryen marrëdhënie anale me gruan e tij është i mallkuar dhe i përjashtuar nga mëshira e Allahut, dhe se kjo vepër bën pjesë në mëkatet e mëdha.

فوائد الحديث

Është e ndaluar të kryhet marrëdhënie anale me gratë.

Lejohet për burrin të kënaqet me trupin e gruas, përveç anusit.

Muslimani i afrohet gruas së tij përmes marrëdhënies vaginale, ashtu siç e ka urdhëruar Allahu, ndërsa sa i përket marrëdhënies anale, ajo prish natyrën e shëndoshë, pengon shumimin, bie ndesh me natyrshmërinë e pastër njerëzore dhe shkakton dëme të mëdha për të dy bashkëshortët.

التصنيفات

Rregullat e martesës