“Kur të dëgjoni myezinin, përsëritni fjalët që i thotë e pastaj dërgoni salavate për mua

“Kur të dëgjoni myezinin, përsëritni fjalët që i thotë e pastaj dërgoni salavate për mua

Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Kur të dëgjoni myezinin, përsëritni fjalët që i thotë e pastaj dërgoni salavate për mua, sepse ai që dërgon salavate për mua një herë, Allahu do të dërgojë salavate (do ta lavërojë) për të dhjetë herë. Pastaj kërkoni prej Allahut për mua vesilen, e cila është pozitë në Xhenet që i takon vetëm një robi të Allahut. Kam shpresë të jem unë ai. Ai që kërkon vesilen për mua, do ta gëzojë ndërmjetësimin tim.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith porosit këdo që e dëgjon myezinin teksa bën thirrje për namaz, që të përsëritë pas tij dhe të thotë njëjtë siç thotë ai, përveç te pjesët: "Hajje ales-salah" dhe: "Hajje alel-felah", thotë: "La havle ue la kuvvete il-la bil-lah!" Pastaj, pas përfundimit të ezanit, dërgon salavate për Profetin ﷺ, sepse ai që dërgon salavate për të një herë, Allahu do të dërgojë salavate (do ta lavdërojë) për të dhjetë herë. Kuptimi i salavatit të Allahut ndaj robit të Tij është: lavdërimi që Ai ia bën robit para melekëve. Pastaj u urdhërua që t'ia kërkojë Allahut vesilen për Profetin ﷺ, e cila është një pozitë në Xhenet dhe është më e larta e tij, dhe ajo pozitë është vetëm për një rob nga të gjithë robërit e Allahut të Lartësuar, e unë shpresoj se do të jem ai. Profeti ﷺ e tha këtë vetëm nga modestia, sepse nëse ajo pozitë e lartë i takon vetëm një personi, atëherë ai person mund të jetë vetëm Profeti ﷺ, meqë ai është krijesa më e mirë. Pastaj Profeti ﷺ sqaroi se, kushdo që lutet për Profetin ﷺ që Allahu t'ia japë vesilen, do ta arrijë ndërmjetësimi e tij ﷺ.

فوائد الحديث

Inkurajimi për t'iu përgjigjur myezinit.

Vlera e salavatit për Profetin ﷺ pas përgjigjes ndaj myezinit.

Inkurajimi për ta lutur Allahun që t'ia japë Profetit ﷺ vesilen pasi t'i dërgojmë salavate atij.

Sqarimi i kuptimit të vesiles dhe pozitës së saj të lartë, meqë është vetëm për një rob.

Sqarimi i vlerës së Profetit ﷺ, meqë është veçuar me këtë pozitë të lartë.

Ai që e lut Allahun e Lartësuar që t'ia japë vesilen Profetit ﷺ, do ta gëzojë ndërmjetësimin e tij.

Sqarimi i modestisë së Profetit ﷺ, meqë kërkoi nga umeti i tij që të luten që Allahu t'ia japë këtë pozitë, megjithëse kjo pozitë do të jetë për të.

Mirësia dhe mëshira e gjerë e Allahut, meqë vepra e mirë dhjetëfishohet.

التصنيفات

Besimi në Ditën e Gjykimit, Vlera e dhikrit, Ezani dhe ikameti