“Nëse një njeri do të synonte të bënte devijim në të, ndërsa ndodhet në Aden të Ebjenit (qytet në Jemen), Allahu do ta bënte të shijonte një dënim të dhembshëm.”

“Nëse një njeri do të synonte të bënte devijim në të, ndërsa ndodhet në Aden të Ebjenit (qytet në Jemen), Allahu do ta bënte të shijonte një dënim të dhembshëm.”

Nga Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se lidhur me fjalën e Allahut të Lartmadhëruar: "Dhe kush synon në të devijim me padrejtësi, Ne do ta bëjmë të shijojë një dënim të dhembshëm." (El Haxh, 25), ka thënë: “Nëse një njeri do të synonte të bënte devijim në të, ndërsa ndodhet në Aden të Ebjenit (qytet në Jemen), Allahu do ta bënte të shijonte një dënim të dhembshëm.”

[Sahih] [رواه أحمد والحاكم]

الشرح

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lidhur me fjalën e Allahut të Lartmadhëruar: "Dhe kush synon në të devijim me padrejtësi, Ne do ta bëjmë të shijojë një dënim të dhembshëm." (El Haxh, 25), ka thënë: "Nëse dikush synon dhe vendos të kryejë një vepër të keqe në Haremin e shenjtë të Mekës: duke cenuar shenjtërinë e tij me fjalë ose me vrasje të qëllimshme, që Allahu e ka ndaluar, kjo konsiderohet padrejtësi. Edhe nëse ky qëllim dhe vendosmëri ndodh ndërsa ai gjendet në qytetin Aden të Jemenit, ai meriton dënimin e dhembshëm të Allahut për këtë, edhe nëse nuk e zbaton atë. Mjafton që e ka vendosur në zemër.

فوائد الحديث

Në hadith theksohet statusi i veçantë i Haremit dhe detyrimi për ta nderuar atë.

Sidiu ka thënë: "Ky ajet fisnik thekson detyrimin për të respektuar Haremin e shenjtë, domosdoshmërinë e madhërimit të tij të thellë dhe paralajmërimin kundër synimit ose kryerjes së mëkateve në të."

Dahaku ka thënë: "Një njeri mund të synojë të bëjë mëkat në Mekë, ndërsa ndodhet në një vend tjetër, dhe kjo do t’i regjistrohet kundër tij (si mëkat), edhe nëse nuk e kryen."

التصنيفات

Shkaqet e zbritjes (së ajeteve)