إعدادات العرض
“Ruajuni nga mëkatet e vogla
“Ruajuni nga mëkatet e vogla
Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ruajuni nga mëkatet e vogla, sepse shembulli i mëkateve të vogla është si shembulli i një grupi njerëzish që zbritën në fund të një lugine; njëri solli një shkop, tjetri solli një shkop, derisa e poqën bukën e tyre. Vërtet, mëkatet e vogla, nëse njeriu merret në llogari për to, e shkatërrojnë atë.”
الترجمة
العربية Tiếng Việt অসমীয়া Nederlands Indonesia Kiswahili Hausa සිංහල English ગુજરાતી Magyar ქართული Română Русский Português ไทย తెలుగు मराठी دری Türkçe አማርኛ বাংলা Kurdî Malagasy Македонски Tagalog ភាសាខ្មែរ Українська ਪੰਜਾਬੀ پښتو Moore Wolof മലയാളം हिन्दी Svenska Bosanski தமிழ் 中文 မြန်မာ ಕನ್ನಡالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër nënvlerësimit të mëkateve të vogla dhe kryerjes së tyre me tepri, sepse grumbullimi i tyre mund të çojë në shkatërrim. Ai solli si shembull një grup njerëzish që zbritën në fund të një lugine; secili prej tyre solli nga një shkop të vogël, derisa mblodhën aq sa për të pjekur bukën e tyre. Po kështu, mëkatet e vogla, nëse kryesi i tyre merret në llogari për to pa u penduar ose pa u falur nga Allahu, mund ta shkatërrojnë atë në fund.فوائد الحديث
Prej metodës së Profetit ﷺ ishte sjellja e shembujve, për t’i bërë kuptimet më të qarta dhe për ta shtuar sqarimin.
Paralajmërim kundër nënvlerësimit të mëkateve të vogla dhe inkurajim për të nxituar në shlyerjen e tyre.
“Мëkatet e vogla” mund të kenë disa kuptime: 1. Mëkate që njeriu i bën duke menduar gabimisht se janë të vogla, ndërkohë që në të vërtetë ato janë mëkate të mëdha tek Allahu i Lartësuar. 2. Mëkate të vogla, që njeriu i bën pa u shqetësuar dhe pa u penduar, e që grumbullohen, derisa në fund bëhen shkak për shkatërrimin e tij. 3. Mëkate të vogla që njeriu i bën me shpërfillje, e që më pas e çojnë atë në rënien e mëkate të mëdha shkatërruese.
التصنيفات
Përbuzja e gjynaheve