“Betohem në Allahun se nuk ka besuar! Betohem në Allahun se nuk ka besuar! Betohem në Allahun se nuk ka besuar!” I thanë: “Kush, o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Ai (besimtar), fqinji i të cilit nuk ndihet i sigurt prej të këqijave të tij.”

“Betohem në Allahun se nuk ka besuar! Betohem në Allahun se nuk ka besuar! Betohem në Allahun se nuk ka besuar!” I thanë: “Kush, o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Ai (besimtar), fqinji i të cilit nuk ndihet i sigurt prej të këqijave të tij.”

Ebu Shurejhu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Betohem në Allahun se nuk ka besuar! Betohem në Allahun se nuk ka besuar! Betohem në Allahun se nuk ka besuar!” I thanë: “Kush, o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Ai (besimtar), fqinji i të cilit nuk ndihet i sigurt prej të këqijave të tij.”

[Sahih] [Transmeton Buhariu]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith u betua dhe e përforcoi betimin e tij tri herë, duke thënë: “Betohem në Allahun se nuk ka besuar! Betohem në Allahun se nuk ka besuar! Betohem në Allahun se nuk ka besuar!” Sahabët e pyetën: “Kush nuk ka besuar, o i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj: “Ai, prej të cilit fqinji i tij nuk është i sigurt nga tradhtia, padrejtësia dhe e keqja e tij.”

فوائد الحديث

Mohimi i besimit për atë, nga i cili fqinji nuk ndihet i sigurt prej padrejtësisë dhe të këqijave të tij, tregon se ky veprim është një gjynah i madh dhe se pesoni i tillë është besimmangët.

Ky hadith nxit fuqishëm për sjellje të mirë ndaj fqinjit dhe për t’u përmbajtur nga dëmtimi i tij, qoftë me fjalë apo me vepra.

التصنيفات

Pajtimi dhe rregullat e fqinjësisë