إعدادات العرض
“Namazi me xhemat është njëzet e pesë gradë më i vlefshëm se namazi që falet vetëm. Melekët e natës dhe ditës tubohen gjatë namazit të sabahut.”
“Namazi me xhemat është njëzet e pesë gradë më i vlefshëm se namazi që falet vetëm. Melekët e natës dhe ditës tubohen gjatë namazit të sabahut.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Namazi me xhemat është njëzet e pesë gradë më i vlefshëm se namazi që falet vetëm. Melekët e natës dhe ditës tubohen gjatë namazit të sabahut.” Pastaj, Ebu Hurejra tha: “Nëse doni, lexojeni ajetin: “... Vërtet, për namaz të sabahut (gjatë leximit të Kuranit) prezantojnë shumë (melekë).” (El Isra, 78)
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Indonesia Русский Türkçe اردو हिन्दी Tagalog 中文 Kurdî Português Tiếng Việt Kiswahili Nederlands অসমীয়া ગુજરાતી සිංහල Magyar ქართული Hausa Română ไทย తెలుగు मराठी ភាសាខ្មែរ دری አማርኛ Македонски Українська ਪੰਜਾਬੀ മലയാളം Moore ಕನ್ನಡ پښتو မြန်မာ Српскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se shpërblimi i namazit të një njeriu me xhemat pas imamit është më i mirë se njëzet e pesë namaze që ai i fal vetëm në shtëpinë ose tregun e tij. Pastaj Profeti ﷺ përmendi se melekët e natës dhe të ditës mblidhen në namazin e sabahut. Pastaj Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke sjellë dëshmi për këtë, tha: Lexoni, nëse dëshironi: “... Vërtet, për namaz të sabahut (gjatë leximit të Kuranit) prezantojnë shumë (melekë).” (El Isra, 78) D.m.th. në namazin e sabahut marrin pjesë melekët e natës dhe të ditës.فوائد الحديث
Ibn Haxheri ka thënë: "Namazi me xhemat në xhami është më i vlefshëm se namazi në shtëpi ose në treg, qoftë me xhemat apo individualisht." Këtë e ka përmendur Ibn Dekik Idi.
Hadithi tregon vlerën e madhe të namazit të sabahut, sepse melekët mblidhen posaçërisht në të.
Ibn Bazi ka thënë: "Besimtari duhet të jetë i kujdesshëm për ta ruajtur namazin me xhemat, edhe nëse shtëpinë e ka larg, në mënyrë që ta arrijë këtë mirësi të madhe."
Neveviu, duke i harmonizuar transmetimet, se namazi me xhemat është më i vlefshëm se namazi individual për njëzet e pesë shkallë, e në një transmetim tjetër për njëzet e shtatë, ka thënë: "Pajtimi mes tyre mund të kuptohet në tri mënyra: 1. Nuk ka kundërshtim mes tyre, sepse përmendja e numrit më të vogël nuk e mohon numrin më të madh. Koncepti i kufizimit me një numër të caktuar është i pavlefshëm sipas dijetarëve të usulit (jurisprudencës islame). 2. Mund të jetë që Profeti ﷺ fillimisht e përmendi numrin më të vogël, e më pas Allahu i Lartësuar e njoftoi për shpërblimin më të madh, të cilin ai pastaj ua përcolli njerëzve. 3. Shpërblimi mund të ndryshojë sipas gjendjes së namazfalësve dhe vetë namazit; për disa prej tyre është njëzet e pesë (gradë) dhe për disa të tjerë njëzet e shtatë, në varësi të plotësisë së namazit, kujdesit ndaj rregullave e formave të tij, përkushtimit, numrit të madh të xhematit, vlerës së tyre, vlerës së vendit e të ngjashme me këto. E Allahu e di më së miri."
التصنيفات
Vlera dhe normat e namazit me xhemat