“Të bërit rojë një ditë në luftë në rrugën e Allahut është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të

“Të bërit rojë një ditë në luftë në rrugën e Allahut është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të

Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Të bërit rojë një ditë në luftë në rrugën e Allahut është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Një copë toke sa kamxhiku, në Xhenet, është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Marshimi i robit në rrugën e Allahut është më i çmueshëm sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të.”

[Sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se qëndrimi për një ditë në vendrojë ndërmjet muslimanëve dhe jobesimtarëve, për t'i mbrojtur muslimanët prej tyre, sinqerisht për hir të Allahut, është më i çmueshëm se kjo dynja dhe gjithçka që gjendet në të. Hapësira që zë një kamxhik i përdorur në luftë në rrugën e Allahut, në Xhenet, është më e çmueshme se kjo dynja dhe gjithçka që gjendet në të. Gjithashtu, shpërblimi për (marshimin) ecjen një herë në rrugën e Allahut, qoftë nga fillimi i ditës deri pak para mesditës, ose në mbrëmje nga mesdita deri në natë, është më i çmueshëm se kjo dynja dhe gjithçka që gjendet në të.

فوائد الحديث

Ndër vlerat e të bërit roje (ribatit) në rrugën e Allahut është se ai përfshin rrezikimin e jetës dhe çon në lartësimin e fjalës së Allahut dhe përkrahjen e fesë së Tij. Prandaj, shpërblimi i një dite është më i çmuar se kjo dynja dhe gjithçka që gjendet në të.

Kjo Dynja është e parëndësishme në krahasim me Ahiretin, sepse hapësira që zë një kamxhik në Xhenet është më e çmueshme se kjo Dynja dhe gjithçka që gjendet në të.

Ky hadith tregon vlerën e luftës në rrugën e Allahut dhe shpërblimin e madh për të, sepse shpërblimi i një ecjeje të vetme në mëngjes ose në mbrëmje në rrugën e Tij është më i çmuar se kjo dynja dhe gjithçka që gjendet në të.

Fjala e tij: "...në rrugën e Allahut", tregon rëndësinë e sinqeritetit dhe se shpërblimi varet prej tij.

التصنيفات

Vlera e punëve të mira, Vlera e xhihadit