“Atij që mban qen, në përjashtim të qenit të stërvitur (për gjueti), ose qenit për ruajtjen e bagëtisë, për çdo ditë i pakësohen nga dy kiratë nga shpërblimi i veprave të tij.”

“Atij që mban qen, në përjashtim të qenit të stërvitur (për gjueti), ose qenit për ruajtjen e bagëtisë, për çdo ditë i pakësohen nga dy kiratë nga shpërblimi i veprave të tij.”

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që mban qen, në përjashtim të qenit të stërvitur (për gjueti), ose qenit për ruajtjen e bagëtisë, për çdo ditë i pakësohen nga dy kiratë nga shpërblimi i veprave të tij.” Salimi tha: “Ebu Hurejra thoshte: 'Ose qenit për ruajtjen e të mbjellave.', -e solli këtë transmetim), sepse Ebu Hurejra kishte të mbjella.”

[Sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër mbajtjes së qenve, përveç për qëllime gjuetie ose për ruajtjen e bagëtive dhe të të mbjellave. Kush mban qen për arsye të tjera, atij i pakësohet çdo ditë shpërblimi i veprave nga dy kiratë, një masë e veçantë shpërblimi e njohur te Allahu i Lartësuar.

فوائد الحديث

Nuk lejohet që muslimani të mbajë qen, përveç në rastet që janë përjashtuar nga kjo ndalesë.

Mbajtja e qenve është e ndaluar për shkak të dëmeve dhe pasojave të shumta që lidhen me ta. Është vërtetuar saktë nga Profeti ﷺ se melekët nuk hyjnë në shtëpinë ku ka qen. Po ashtu, qeni bart një papastërti të rëndë, e cila pastrohet vetëm me larje të përsëritura me ujë dhe dhé.

التصنيفات

Gjuetia