إعدادات العرض
Një njeri e pyeti Profetin ﷺ për Kiametin, duke thënë: "Kur është Kiameti?" - “Çka ke përgatitur për të?”
Një njeri e pyeti Profetin ﷺ për Kiametin, duke thënë: "Kur është Kiameti?" - “Çka ke përgatitur për të?”
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Një njeri e pyeti Profetin ﷺ për Kiametin, duke thënë: "Kur është Kiameti?" - “Çka ke përgatitur për të?” - ia ktheu Profeti ﷺ. - Asgjë, përveçse e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, - iu përgjigj ai. - “Ti do të jesh me ata që i do”, - i tha Profeti ﷺ. Enesi vazhdon: "Me asgjë nuk jemi gëzuar më shumë se me fjalën e Profetit ﷺ: “Ti do të jesh me ata që i do.” Unë e dua Profetin ﷺ, Ebu Bekrin e Omerin, andaj shpresoj të jem me ta, në saje të dashurisë sime ndaj tyre, edhe pse nuk kam bërë vepra (të mira) sikurse ata."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල Kurdî Kiswahili Português অসমীয়া ગુજરાતી Nederlands नेपाली پښتو Svenska دری Hausa മലയാളം Кыргызча Română తెలుగు ಕನ್ನಡ Српски ქართული Moore Kinyarwanda Magyar Македонски Čeština Azərbaycan Lietuvių Українська Wolof Malagasy Oromoo ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ አማርኛ Deutsch ភាសាខ្មែរ தமிழ்الشرح
Një beduin që jetonte në shkretëtirë e pyeti Profetin ﷺ se kur do të ndodhë Kiameti. Atëherë Profeti ﷺ i tha: "Çfarë veprash të mira ke përgatitur për atë Ditë?" Pyetësi tha: "Nuk kam përgatitur ndonjë vepër të madhe për atë Ditë, përveçse e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ai nuk përmendi ndonjë adhurim tjetër të zemrës, trupit ose të financave, sepse të gjitha janë degë të dashurisë që rrjedhin prej dashurisë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe se dashuria e sinqertë e motivon njeriun të përpiqet të bëjë vepra të mira. Kësisoj Profeti ﷺ i tha: "Ti do të jesh në Xhenet me atë që ke dashur." Shokët e Profetit ﷺ u gëzuan skajshmërisht me këtë sihariq. Pastaj Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi se e do Profetin ﷺ, Ebu Bekrin dhe Omerin, si dhe shpreson të jetë me ta (në Xhenet), edhe nëse veprat e tij nuk ishin si veprat e tyre.فوائد الحديث
Urtësia e të Dërguarit të Allahut ﷺ në përgjigjen ndaj pyetësit, meqë e udhëzoi drejt asaj që është në interes të tij dhe e shpëton, që është: "Përgatitja për botën tjetër me atë që është e dobishme dhe vepra të mira."
Allahu e ka fshehur diturinë se kur do të ndodhë Kiameti nga robërit e Tij, në mënyrë që ata të rrinë të përgatitur për takimin me Të.
Vlera e dashurisë së Allahut, të Dërguarit të Tij, burrave të mirë besimtarë dhe paralajmërimi kundër dashurisë ndaj idhujtarëve.
Fjala e Profetit ﷺ: "Ti do të jesh me ata që i do" nuk nënkupton barazinë në shkallë dhe në pozitë, por qëllimi është se ata do të jenë në Xhenet, ku secili prej tyre të mund ta shohë tjetrin, edhe nëse vendi i tyre është larg njëri-tjetrit.
Udhëzimi i muslimanit që të fokusohet në atë që është më e mira dhe më e dobishmja për të, si dhe t'i flakë pyetjet rreth gjërave që nuk i bëjnë dobi.
