إعدادات العرض
“Kushdo që përkujdeset për dy vajza, derisa të rriten, në Ditën e Kiametit do të jetë afër meje kështu,- dhe i bashkoi gishtat
“Kushdo që përkujdeset për dy vajza, derisa të rriten, në Ditën e Kiametit do të jetë afër meje kështu,- dhe i bashkoi gishtat
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kushdo që përkujdeset për dy vajza, derisa të rriten, në Ditën e Kiametit do të jetë afër meje kështu,- dhe i bashkoi gishtat."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Kiswahili Português සිංහල Nederlands ગુજરાતી অসমীয়া پښتو नेपाली മലയാളം Yorùbá ქართული Magyar తెలుగు Македонски Svenska ಕನ್ನಡ Moore Română Oromoo Українська ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Wolof ភាសាខ្មែរ Malagasy Српски Lietuvių Kinyarwandaالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se kushdo që është begatuar me dy vajza ose dy motra dhe kujdeset për to, duke u siguruar furnizimin, edukimin, udhëzimin drejt së mirës dhe tërheqjen e vërejtjes nga e keqja dhe të ngjashme me këto, derisa të rriten dhe të arrijnë moshën madhore, ai do të jetë në Ditën e Kiametit bashkë me Profetin ﷺ "...si këto dy" (gishta): dhe ai bashkoi gishtin tregues dhe të mesit.فوائد الحديث
Shpërblimi i madh është për atë që kujdeset për vajzat, duke u siguruar furnizimin dhe edukimin, derisa të martohen ose të arrijnë moshën madhore, dhe e njëjta vlen edhe për motrat.
Shpërblimi për kujdesin ndaj vajzave është më i madh se ai për djemtë, sepse një shpërblim i tillë nuk është përmendur në të njëjtën mënyrë për ta. Kjo ndodh se furnizimi dhe kujdesi për vajzat është më i madh sesa për djemtë, pasi ato janë më të ndjeshme dhe nuk mund t'i menaxhojnë çështjet e tyre siç bëjnë djemtë. Gjithashtu, ndaj tyre nuk ekziston ai interes nga babai për t’u mbështetur te forca e tyre kundër armiqve, për të mbajtur gjallë emrin e tij apo për vazhdimësinë e pasardhësve të tij, ashtu siç ndodh me djemtë. Prandaj, kujdesi për to kërkon durim dhe sinqeritet nga ai që shpenzon për to, me një qëllim të pastër, dhe për këtë arsye shpërblimi është i madh, aq sa ai bëhet shoqërues i Profetit ﷺ në Ditën e Kiametit.
Shenjat e pubertetit për një vajzë janë: arritja e moshës pesëmbëdhjetë vjeç, menstruacionet edhe nëse ndodhin para kësaj moshe, shfaqja e qimeve të trasha që rriten rreth organeve gjenitale dhe dalja e spermës gjatë gjumit për shkak të ëndërrave.
Kurtubiu ka thënë: "Me arritjen e pubertetit, ai ka për qëllim arritjen e një gjendjeje, ku ata mund të jenë të pavarur në çështjet e tyre. Kjo, në rastin e grave, ndodh vetëm kur burrat e tyre kanë kontakt intim me to. Pra, ai nuk po i referohet arritjes së pubertetit përmes menstruacioneve dhe gjendjes kur është e ngarkuar me obligime fetare, pasi një vajzë mund të martohet edhe para kësaj dhe të mos ketë më nevojë për kujdesin e kujdestarit, ose mund të ketë menstruacione pa qenë ende e pavarur në asnjë nga interesat e saj, dhe nëse lihet e vetme, mund të humbasë dhe çështjet e saj të shkatërrohen. Përkundrazi, në këtë gjendje ajo ka edhe më shumë të drejtë për mbrojtje dhe përkujdesje nga kujdestari i saj, derisa të arrijë mbrojtje të plotë dhe të dëshirojë të martohet. Për këtë arsye, dijetarët tanë kanë thënë se detyrimi i babait për të siguruar jetesën e vajzës së tij nuk hiqet me arritjen e pubertetit, por vetëm kur burri i saj ka kontakt intim me të."
التصنيفات
Vlera e punëve të mira