Pasha Allahun, që Allahu të udhëzojë një njeri nëpërmjet teje është më e mirë për ty sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve).”

Pasha Allahun, që Allahu të udhëzojë një njeri nëpërmjet teje është më e mirë për ty sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve).”

Sehël ibn Sa'di (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Hajberit i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Nesër do t'ia jap këtë flamur një njeriu, nëpërmjet të cilit Allahu do të mundësojë çlirimin: njeri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ dhe që Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ e duan atë.” Kështu, të gjithë njerëzit e kaluan natën duke hamendësuar se kujt do t'i jepej (flamuri). E, kur u gdhinë njerëzit, shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ, duke shpresuar secili që flamuri t'i jepej atij. Profeti ﷺ pyeti: “Ku është Ali ibn Ebu Talibi?” Dikush tha: "Ka shqetësime me sytë, o i Dërguari i Allahut." - "Thirreni këtu", - tha Profeti ﷺ. Kur erdhi, i Dërguari i Allahut ﷺ vendosi pështymën e tij në sytë e tij, u lut për të dhe ai u shërua, sikur të mos kishte pasur asgjë. Pastaj Profeti ﷺ ia dha flamurin dhe Aliu tha: "O i Dërguari i Allahut, t'i luftoj derisa të bëhen sikurse ne (muslimanë)?" Profeti ﷺ i tha: “Mos vepro asgjë pa shkuar në mesin e tyre e t'i ftosh në Islam dhe t'u tregosh çfarë obligimi kanë kundrejt Allahut në Islam. Pasha Allahun, që Allahu të udhëzojë një njeri nëpërmjet teje është më e mirë për ty sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve).”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith u tregoi sahabëve se muslimanët nesër do të fitojnë kundër hebrenjve të Hajberit, nëpërmjet një burri që do t'ia jepte personalisht flamurin, flamur këtë të cilin ushtria e përdorte si simbol të saj. Një prej virtyteve të këtij burri ishte se e donte Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe se Allahu dhe i Dërguari i Tij e donin atë gjithashtu. Kështu, sahabët e kaluan natën duke diskutuar dhe duke biseduar se kujt do t'i jepej flamuri e duke qenë të interesuar për këtë nder të madh. Kur erdhi mëngjesi, shkuan te Profeti ﷺ, që të gjithë, duke shpresuar të merrnin këtë nder. Profeti ﷺ pyeti për Ali ibn Ebu Talibin (Allahu qoftë i kënaqur me të!). I thanë: "Ai është i sëmurë, po ankohet prej syve." Profeti ﷺ i dërgoi tek ai dhe ata ia sollën. Ai vendosi në sytë e Aliut diçka nga pështyma e tij fisnike dhe u lut për të dhe ai u shërua nga sëmundja që kishte, sikur të mos kishte asnjë sëmundje, sakaq ia dha flamurin dhe e urdhëroi që të vazhdonte me butësi derisa t'i afrohej fortesës së armikut dhe t'i ftonte në Islam, e, nëse pranonin, atëherë t'i tregonte çfarë obligimesh kanë. Pastaj Profeti ﷺ ia sqaroi Aliut vlerën e thirrjes tek Allahu dhe, nëse thirrësi bëhet shkak për udhëzimin e një njeriu, kjo është më mirë për të sesa të posedojë deve të kuqe, - të cilat ishin pasuria më e çmuar e arabëve, - t'i mbajë në pronësinë e vet ose t'i japë lëmoshë.

فوائد الحديث

Vlera e Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe dëshmia e Profetit ﷺ për të se Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan dhe se ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij.

Interesimi i sahabëve për të bërë mirë dhe garimi i tyre në këtë drejtim.

Pëlqyeshmëria e ruajtjes së edukatës gjatë luftës dhe shmangia e rrëmbyeshmërisë dhe britmave të bezdisshme e të panevojshme.

Ndër dëshmitë e profecisë së Muhamedit ﷺ ishte lajmi i fitores ndaj hebrenjve dhe shërimi i syve të Ali ibn Ebu Talibit përmes tij, me lejen e Allahut.

Qëllimi më madhor i xhihadit është hyrja e njerëzve në Islam.

Thirrja bëhet gradualisht; nga jobesimtari kërkohet fillimisht të bëhet musliman duke shqiptuar shehadetin (dëshminë islame) e më pas ai urdhërohet t'i kryejë detyrat e Islamit.

Vlera e thirrjes në Islam dhe të mirat që ajo i sjell të thirrurit dhe thirrësit: kur i thirruri mund të udhëzohet, ndërsa thirrësi shpërblehet me një shpërblim të madh.

التصنيفات

Mjekësia, mjekimi dhe rukjeja sheriatike, Vlerat e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta), Betejat dhe ekspeditat ushtarake të Profetit Muhamed ﷺ