إعدادات العرض
“Vini re! Kjo botë është e mallkuar dhe çdo gjë që është në të është e mallkuar, përveç përmendjes së Allahut, asaj që është në përputhje me të, dijetarit dhe kërkuesit të dijes.”
“Vini re! Kjo botë është e mallkuar dhe çdo gjë që është në të është e mallkuar, përveç përmendjes së Allahut, asaj që është në përputhje me të, dijetarit dhe kërkuesit të dijes.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Vini re! Kjo botë është e mallkuar dhe çdo gjë që është në të është e mallkuar, përveç përmendjes së Allahut, asaj që është në përputhje me të, dijetarit dhe kërkuesit të dijes.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල Hausa Kurdî தமிழ் Nederlands Kiswahili অসমীয়া ગુજરાતી Magyar ქართული Română ไทย Português मराठी ភាសាខ្មែរ دری አማርኛ Македонски తెలుగు Українська ਪੰਜਾਬੀ മലയാളം Moore ಕನ್ನಡ پښتو မြန်မာالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se kjo botë dhe gjithçka që gjendet në të janë të urryera tek Allahu, të qortuara, të braktisura dhe të larguara nga mëshira e Tij. Edhe gjithçka që ndodhet në të është e braktisur dhe nuk meriton lavdërim, sepse kjo botë dhe çfarë ka në të e largojnë njeriun nga Allahu i Lartësuar dhe e shpërqendrojnë prej Tij. Përjashtim bën përmendja e Allahut dhe çdo gjë që është në përputhje me të dhe i ngjan asaj, të cilën Allahu e do, si edhe dijetari i thelluar në dijen fetare që ua mëson atë njerëzve, ose kërkuesi i kësaj dijeje.فوائد الحديث
Nuk lejohet të mallkohet bota në mënyrë të pakushtëzuar, sepse ka hadithe që e ndalojnë këtë. Megjithatë, lejohet të mallkohen ato aspekte të kësaj bote që e largojnë njeriun nga Allahu i Lartësuar dhe e shpërqendrojnë nga bindja ndaj Tij.
Çdo gjë në këtë botë është vetëm lojë dhe argëtim, përveç përmendjes së Allahut dhe asaj që është shkak ose ndihmë për të.
Ky hadith sqaron vlerën e dijes, të dijetarëve dhe të kërkuesve të dijes.
Ibn Tejmija ka thënë: “Ajo që është e qortuar nga kjo botë është çdo gjë e ndaluar, në çfarëdo forme qoftë, ose e lejuara kur merret për shtim pasurie dhe mburrje, ose fitohet për mburrje dhe polemikë. Këto janë gjëra të urryera për mendarët.”
التصنيفات
Përbuzja e dashurisë ndaj dynjasë