إعدادات العرض
“Allahu i Lartmadhëruar e shtrin Dorën gjatë natës, që të pendohet ai që bën mëkate gjatë ditës, dhe e shtrin Dorën gjatë ditës, që të pendohet ai që bën mëkate gjatë natës, derisa Dielli të lindë nga perëndimi.”
“Allahu i Lartmadhëruar e shtrin Dorën gjatë natës, që të pendohet ai që bën mëkate gjatë ditës, dhe e shtrin Dorën gjatë ditës, që të pendohet ai që bën mëkate gjatë natës, derisa Dielli të lindë nga perëndimi.”
Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar e shtrin Dorën gjatë natës, që të pendohet ai që bën mëkate gjatë ditës, dhe e shtrin Dorën gjatë ditës, që të pendohet ai që bën mëkate gjatë natës, derisa Dielli të lindë nga perëndimi.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Português සිංහල دری অসমীয়া Tiếng Việt Svenska Yorùbá Кыргызча Kiswahili ગુજરાતી नेपाली Română മലയാളം Nederlands తెలుగు پښتو Soomaali Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Српски Moore ქართული Čeština Magyar Українська Македонски Lietuvių Azərbaycan Wolof አማርኛ Malagasy Oromoo ไทย Deutsch मराठी ਪੰਜਾਬੀ ភាសាខ្មែរالشرح
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se Allahu i Lartësuar e pranon pendimin nga robërit e Tij. Nëse robi bën mëkat gjatë ditës dhe pendohet gjatë natës, Allahu ia pranon pendimin, sikundër që, nëse bën mëkat gjatë natës dhe pendohet gjatë ditës, Allahu ia pranon pendimin. Allahu i Lartësuar e shtrin dorën e Tij për ta pranuar pendimin (e robërve), duke u gëzuar dhe duke e pranuar këtë veprim. Dera e pendimit mbetet e hapur derisa të lindë Dielli nga Perëndimi, duke sinjalizuar fundin e botës, e kur të lindë nga Perëndimi, dera e pendimit mbyllet.فوائد الحديث
Pranimi i pendimit vazhdon, përderisa dera e tij është e hapur, ndërsa dera e tij mbyllet kur Dielli të lindë nga Perëndimi. Gjithashtu njeriu duhet të pendohet para se t'i vijë shpirti në fyt (para agonisë së vdekjes), sepse pas kësaj kohe pendimi nuk pranohet.
Mosdëshpërimi dhe moshumbja e shpresës për shkak të mëkatit, sepse falja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar janë të gjera dhe dera e pendimit është e hapur.
Kushtet e pendimit: 1. Heqja dorë nga mëkati. 2. Keqardhja për kryerjen e tij. 3. Vendosmëria për të mos u kthyer më në të. Këto janë kur mëkati është në raport me të drejtën e Allahut të Lartësuar, e, nëse ka të bëjë me të drejtën e njerëzve, atëherë për vlefshmërinë e pendimit kërkohet që ajo e drejtë t'i jepet të zotit të saj ose i zoti i saj t'ia falë.
التصنيفات
Pendimi