“Ai që e di Kuranin përmendsh, shëmbëllen me pronarin e devesë së lidhur: nëse e mban për litari, ajo rri, e, nëse e lëshon, ikën.”

“Ai që e di Kuranin përmendsh, shëmbëllen me pronarin e devesë së lidhur: nëse e mban për litari, ajo rri, e, nëse e lëshon, ikën.”

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që e di Kuranin përmendsh, shëmbëllen me pronarin e devesë së lidhur: nëse e mban për litari, ajo rri, e, nëse e lëshon, ikën.”

[Sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ e shëmbëlleu atë që e mëson Kuranin dhe është i rregullt në leximin e tij, qoftë duke e lexuar nga mushafi apo përmendsh, me një njeri që ka deve të lidhura nga gjunjët me litar. Nëse i mban të lidhura, ato mbeten nën kontrollin e tij, por nëse ua zgjidh lidhëset, ato ikin dhe largohen. Po kështu, shoqëruesi, hafizi i Kuranit, për sa kohë që e lexon, e mban mend atë, ndërsa nëse e lë pas dore, e harron. Sa kohë që lidhja me të ruhet vazhdimisht, edhe memorizimi mbetet i qëndrueshëm.

فوائد الحديث

Nxitja për ta ruajtur vazhdimisht lidhjen me Kuranin, për ta lexuar rregullisht dhe për t'u ruajtur nga lënia e tij derisa të harrohet.

Leximi i vazhdueshëm i Kuranit e stërvit gjuhën dhe e bën leximin e tij më të lehtë. Ndërsa, nëse lihet pas dore, leximi bëhet i vështirë dhe i rëndë.

Kadi Ijadi ka thënë: "Kuptimi i shprehjes "shoqërues i Kuranit (sahibul Kuran)" është ai që është i familjarizuar me të. Shoqërimi do të thotë familjarizim. Kjo është njësoj si të thuhet: filani është shoqërues i filanit, ose si shprehjet "banorët e Xhenetit (ashabul xhenneh)" dhe "banorët e Zjarrit (ashabun nar)".

Përdorimi i shembujve është një nga metodat e davetit (thirrjes në Islam).

Ibn Haxheri ka thënë: "Ai i përmendi veçanërisht devetë, sepse ato janë kafshët shtëpiake më të vështira për t'u mbajtur nën kontroll. Pasi mësohen me lirinë, është e vështirë të rikthehen sërish nën kontroll."

التصنيفات

Rregullat që kanë të bëjnë me leximin e Kuranit dhe me hafizët, Regullat e sjelljes gjatë leximit të Kuranit