إعدادات العرض
“Lapsi (për shkrimin e mëkateve) është pezulluar për tre persona: për atë që është në gjumë, derisa të zgjohet; për fëmijën, derisa të hyjë në moshën e pubertetit dhe për të çmendurin, derisa t'i kthehet mendja.”
“Lapsi (për shkrimin e mëkateve) është pezulluar për tre persona: për atë që është në gjumë, derisa të zgjohet; për fëmijën, derisa të hyjë në moshën e pubertetit dhe për të çmendurin, derisa t'i kthehet mendja.”
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Lapsi (për shkrimin e mëkateve) është pezulluar për tre persona: për atë që është në gjumë, derisa të zgjohet; për fëmijën, derisa të hyjë në moshën e pubertetit dhe për të çmendurin, derisa t'i kthehet mendja.”
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو हिन्दी 中文 Kurdî Português অসমীয়া Kiswahili Tagalog ગુજરાતી Tiếng Việt Nederlands සිංහල پښتو Hausa മലയാളം नेपाली Кыргызча Română Svenska తెలుగు ქართული Moore Српски Magyar Македонски Čeština Українська አማርኛ Malagasy Kinyarwanda Wolof ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری বাংলা ភាសាខ្មែរ Lietuvių Deutsch ಕನ್ನಡ Oromoo Azərbaycanالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se njerëzit janë të ngarkuar me obligme fetare, përpos tre prej tyre: 1. Fëmija i vogël, derisa të rritet dhe ta arrijë moshën e pubertetit. 2. I çmenduri, të cilit i ka ikur mendja, derisa t'i kthehet ajo. 3. Ai që është në gjumë, derisa të zgjohet. Përgjegjësia për të kryer obligime fetare është hequr prej tyre dhe mëkatet që i bëjnë nuk u shkruhen, por veprat e mira u shkruhen fëmijëve të vegjël, ndryshe nga të çmendurit dhe ata që janë në gjumë, sepse këta të fundit janë në kategorinë e atyre që nuk janë të aftë për të kryer adhurime të vlefshme për shkak të mungesës së vetëdijes.فوائد الحديث
Humbja e përgjegjësisë ligjore te njeriu ndodh ose për shkak të gjumit, i cili e privon nga zgjimi për t'i kryer obligimet; ose për shkak të moshës së re dhe fëmijërisë, që e bën të paaftë për përgjegjësi; ose për shkak të çmendurisë, e cila shkakton çrregullime në funksionet mendore ose gjendjeve të ngjashme, siç është dehja. Andaj, kushdo që humb aftësinë për të dalluar dhe për të pasur perceptim të saktë, rrjedhimisht për shkak të ndonjërit prej këtyre tri shkaqeve e humb aftësinë për të qenë përgjegjës për veprimet e tij, atëherë Allahu me drejtësinë, butësinë dhe bujarinë e Tij, ia heq përgjegjësinë - qortimin për çfarëdo lloj gabimi ose mangësie që mund të bëjë në raport me të drejtat e Allahut të Lartësuar.
Mosshkrimi i mëkateve për ta nuk bie ndesh me vlefshmërinë e disa gjykimeve të kësaj bote për ta. Për shembull, nëse një i çmendur vret dikë, për të nuk ka ndëshkim me hakmarrje e as shlyerje (ar. kefarah), por përgjegjësia për gjakun (dëmshpërblimin) bie mbi familjen e tij të afërt.
Shenjat e moshës së pubertetit janë tri: dalja e spermës, qoftë përmes ëndrrave, qoftë në forma të tjera; rritja e qimeve në vendet e turpshme dhe mbushja e moshës pesëmbëdhjetëvjeçare. Për femrën shtohet edhe një shenjë e katërt: menstruacionet.
Subkiu ka thënë: "Sabija (fëmija i vogël) është vetë gulami (fëmija i voglël)." Ndërkaq, të tjerët kanë thënë: "Fëmija kur është në barkun e nënës quhet xhenin (embrion) e, pasi lind, quhet sabij (foshnjë). Pasi të jetë larguar nga gjiri, quhet gulam deri në moshën shtatëvjeçare. Pastaj quhet jafi' (i ri) deri në moshën dhjetëvjeçare. Pastaj hazur deri në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare." Megjithatë, gjykimi përfundimtar është se në të gjitha këto faza ai quhet sabij (fëmijë), siç e ka theksuar Sujutiu.
التصنيفات
Kushtet e namazit