A doni t'ju mësoj diçka më të mirë se ajo që më keni kërkuar? Kur të shtriheni për të fjetur, bëni tesbih (thoni: Subhanallah) tridhjetë e tri herë, falënderoni (thoni: Elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe bëni tekbir (thoni: Allahu ekber) tridhjetë e katër herë. Kjo është…

A doni t'ju mësoj diçka më të mirë se ajo që më keni kërkuar? Kur të shtriheni për të fjetur, bëni tesbih (thoni: Subhanallah) tridhjetë e tri herë, falënderoni (thoni: Elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe bëni tekbir (thoni: Allahu ekber) tridhjetë e katër herë. Kjo është më mirë për ju sesa një shërbëtor.”

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se Fatimja u ankua për dhimbjen e dorës nga mulliri dhe mori vesh se Profetit ﷺ i kishin sjellë një rob. Kështu, ajo shkoi t'i kërkonte një shërbëtor, por, pasi nuk e gjeti aty, ia përmendi Aishes. Kur Profeti ﷺ u kthye, Aishja ia përmendi. Pastaj Profeti ﷺ erdhi te ne, ndërkohë që ishim shtrirë për të fjetur. Ne deshëm të çohemi, po ai na tha: “Qëndroni aty ku jeni.” Ai u afrua dhe u ul mes meje e saj, saqë ndjeva të ftohtët e këmbëve të tij në barkun tim dhe na tha: “A doni t'ju mësoj diçka më të mirë se ajo që më keni kërkuar? Kur të shtriheni për të fjetur, bëni tesbih (thoni: Subhanallah) tridhjetë e tri herë, falënderoni (thoni: Elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe bëni tekbir (thoni: Allahu ekber) tridhjetë e katër herë. Kjo është më mirë për ju sesa një shërbëtor.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Fatimja, e bija e Profetit ﷺ, iu ankua atij për dhimbjen që ndiente nga përdorimi i mjeteve të bluarjes nga ajo që bluante. Kur Profetit ﷺ i sollën një rob, ajo shkoi për t'i kërkuar atij një shërbëtor që ta ndihmonte në punët e shtëpisë. Por, ajo nuk e gjeti Profetin ﷺ në shtëpi, por ja që e takoi Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i tregoi asaj për situatën e saj. Kur erdhi Profeti ﷺ, Aishja i tregoi atij për ardhjen e Fatimes, e cila po i kërkonte një shërbëtor. Atëherë Profeti shkoi ﷺ te Fatimja dhe Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!) në shtëpinë e tyre, ndërsa ata ishin në shtrat duke u përgatitur për të fjetur. Ai u ul në mes të tyre, saqë Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të)! e ndjeu ftohtësinë e këmbëve të Profetit ﷺ në barkun e tij dhe na tha: A t'ju tregoj diçka më të mirë sesa ajo që më kërkuat për t'ju dhënë një shërbëtor? Ata të dy thanë: "Gjithsesi." Kështu, Profeti ﷺ u tha: Kur të shkoni për të fjetur në gjumin e natës, bëni tesbih (thoni: Subhanallah) tridhjetë e tri herë, bëni tahmid (thoni: Elhamdulilah) tridhjetë e tri herë, dhe bëni tekbir (thoni: Allahu ekber) tridhjetë e katër herë. Ky dhikër është më i mirë për ju sesa një shërbëtor.

فوائد الحديث

Është e rekomanduar që ky dhikër i begatë të thuhet në vazhdimësi, pasi është transmetuar se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nuk e ka braktisur këtë porosi profetike as në natën e Sifinit.

Ky dhikër thuhet vetëm gjatë gjumit të natës. Shprehja tekstuale që shënohet te Muslimi, nga transmetimi i Muadhit, nga Shube, qëndron: "Kur të shtriheni për të fjetur gjatë natës."

Nëse muslimani e harron këtë dhikër në fillim të natës dhe pastaj e kujton në fund të natës, nuk ka gjë ta thotë, sepse Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), njëherazi transmetues i hadithit, tregon se e harroi harroi këtë dhikër në natën e Sifinit, në fillim të natës, ku pastaj u kujtua dhe e tha para sabahut.

Muhelebi ka thënë: "Prej dobive të këtij hadithi përfitojmë se njeriu e detyron familjen e tij të bëjë atë që e detyron veten, duke i dhënë kështu përparësi botës tjetër kundrejt kësaj bote, nëse ata kanë mundësi ta bëjnë këtë."

Ibn Haxher el Askalani ka thënë: "Ai që e bën këtë dhikër në vazhdimësi, nuk do të dëmtohet nga punët e shumta e as do t'i bëhet e vështirë, edhe nëse lodhet."

Ajniu ka thënë: "Aspekti i shprehjes "më i mirë", i përmendur në hadith, ose ka të bëjë me dhikrin, që ndërlidhet me botën tjetër, dhe shërbëtorin, që ndërlidhet me këtë botë, e dihet se bota tjetër është më e mirë dhe e përhershme, ose ka të bëjë me faktin e asaj që ajo kërkoi: përmes këtij dhikri të arrijë fuqi, ku ka mundësi të shërbejë e të bëjë punë më shumë sesa ka mundësi të bëjë punë shërbëtori."

التصنيفات

Dhikri lidhur me gjërat e papritura