më thuaj një fjalë lidhur me Islamin, që, pas teje, nuk do të kem nevojë të pyes askënd." I Dërguari ﷺ tha: "Thuaj: "Besoj në Allahun e pastaj qëndro fuqishëm!

më thuaj një fjalë lidhur me Islamin, që, pas teje, nuk do të kem nevojë të pyes askënd." I Dërguari ﷺ tha: "Thuaj: "Besoj në Allahun e pastaj qëndro fuqishëm!

Sufjan ibn Abdullah Thekafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Thashë: "O i Dërguari i Allahut, më thuaj një fjalë lidhur me Islamin, që, pas teje, nuk do të kem nevojë të pyes askënd." I Dërguari ﷺ tha: "Thuaj: "Besoj në Allahun e pastaj qëndro fuqishëm!"

[Ky hadith është sahih]

الشرح

Sahabiu, Sufjan ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i kërkoi Profetit ﷺ që t'i mësonte një thënie që përfshin në mënyrë gjithëpërfshirëse kuptimet e Islamit, në mënyrë që ai t'i përmbahej asaj dhe të mos pyeste askënd tjetër në lidhje me të. Atëherë Profeti ﷺ i tha: "E veçoj Allahun me adhurim dhe i besoj Zotit tim, Krijuesit tim dhe të Adhuruarit tim të vërtetë, i Cili nuk ka shok. Më pas i nënshtrohet Allahut, duke iu bindur me kryerjen e obligimeve që ka ndaj Tij dhe duke i braktisur ndalesat e Tij, si dhe vazhdon në këtë rrugë.

فوائد الحديث

Themeli i fesë është besimi në Allahun se Ai është Krijues, meritor për t'u adhuruar dhe se Atij i takojnë emrat dhe cilësitë e përkryera.

Rëndësia e të qenit në rrugë të drejtë pas besimit, vazhdimësia në adhurim dhe qëndrueshmëria në këtë rrugë.

Besimi është kusht për pranimin e veprave.

Imani në Allahun përfshin atë që duhet besuar nga bindjet dhe parimet e besimit, si dhe atë që rrjedh nga kjo, siç janë: veprat e zemrës, nënshtrimi dhe dorëzimi para Allahut me zemër dhe me gjymtyrë.

Qëndrueshmëria në fe nënkupton t'i përmbahemi kësaj rruge, duke i kryer obligimet dhe duke i braktisur ndalesat.

التصنيفات

Besimi në Allahun e Lartësuar, Dëlirja e shpirtit