إعدادات العرض
“Për besimtarin në Xhenet ka tenda prej një margaritari të vetëm, të zgavruar përbrenda, të gjata gjashtëdhjetë milje. Aty besimtari do të ketë bashkëshorte, me të cilat e kalon kohën, kurse ato nuk shohin njëra-tjetrën.”
“Për besimtarin në Xhenet ka tenda prej një margaritari të vetëm, të zgavruar përbrenda, të gjata gjashtëdhjetë milje. Aty besimtari do të ketë bashkëshorte, me të cilat e kalon kohën, kurse ato nuk shohin njëra-tjetrën.”
Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Për besimtarin në Xhenet ka tenda prej një margaritari të vetëm, të zgavruar përbrenda, të gjata gjashtëdhjetë milje. Aty besimtari do të ketë bashkëshorte, me të cilat e kalon kohën, kurse ato nuk shohin njëra-tjetrën.”
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt Hausa Kurdî Português සිංහල Kiswahili অসমীয়া ગુજરાતી Nederlands മലയാളം Română Magyar ქართული Moore ไทย Македонски తెలుగు मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy Українська ភាសាខ្មែរ ಕನ್ನಡ Svenska پښتو Wolof नेपालीالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar për disa prej kënaqësive të Xhenetit, duke thënë se besimtari do të ketë në Xhenet një tendë të madhe dhe të gjerë, nga një margaritar i zgavruar përbrenda, me gjatësi dhe gjerësi prej gjashtëdhjetë miljesh në qiell. Në çdo anë, qoshe, dhe cep të katër qosheve të saj, do të ketë bashkëshorte dhe ato nuk do ta shohin njëra-tjetrën, e besimtari e kalon kohën me to.فوائد الحديث
Sqarimi i begative madhështore të Xhenetit.
Inkurajimi për të bërë vepra të mira, duke sqaruar çfarë begatish ka përgatitur Allahu për ta.
