Profeti ﷺ merrte abdes me një palë grushte me ujë dhe lahej me një saë, deri në pesë palë grushte me ujë

Profeti ﷺ merrte abdes me një palë grushte me ujë dhe lahej me një saë, deri në pesë palë grushte me ujë

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se: "Profeti ﷺ merrte abdes me një palë grushte me ujë dhe lahej me një saë, deri në pesë palë grushte me ujë."

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ lahej nga xhububllëku me një saë, deri në pesë palë grushte me ujë dhe dhe merrte abdes me një palë grushte. Një saë është sa katër muddë, e një mudd është sa sasia e mbushur e dy grushteve të një njeriu mesatar.

فوائد الحديث

Përligjja e kursimit të ujit për abdes e larje dhe mosshpërdorimi i tij, edhe nëse ka ujë.

Është e rekomanduar të zvogëlohet sasia e përdormit të ujit për abdes dhe larje, aq sa është e nevojshme dhe ky është udhëzimi i Profetit ﷺ.

Qëllimi është që të përmbushen (kushtet e) abdesit dhe larjes së plotë (guslit), duke i pasur parasysh sunetet dhe normat, pa shpërdorim e cungim, duke marrë parasysh kohën, bollëkun dhe mungesën e ujit etj.

Xhunubllëku është një gjendje që i referohet kujtdo që ejakulon ose kryen marrëdhënie intime. Është quajtur kështu (në arabisht), sepse personi i tillë rri larg nga namazi dhe ibadetet, derisa të pastrohet nga kjo gjendje.

Sai është një masë e njohur, por qëllimi është për sain e Profetit ﷺ, ku pesha e tij është 480 mithkalë grurë të mirë, ndërsa në litra i bie tri litra.

Muddi është një njësi matëse fetare, e cila përfaqëson dy grushte të një njeriu me madhësi mesatare kur ai i mbush ato dhe i shtrin. Muddi, sipas pajtimit të juristëve muslimanë, është një e katërta e sait. Pra, sasia e tij është 750 mililitra.

التصنيفات

Sunetet dhe rregullat e abdesit