Burri nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një burri tjetër, e as gruaja nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një gruaje tjetër

Burri nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një burri tjetër, e as gruaja nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një gruaje tjetër

Nga Ebu Seid el-Hudriu (Allahu qoftë i këaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Burri nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një burri tjetër, e as gruaja nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një gruaje tjetër. Dhe nuk bën që burri të futet në shtrat me një burrë tjetër, ose të rrijë me të nën të njëjtën rrobë e as gruaja nuk bën të futet në shtrat me një grua tjetër, ose të rrijë me të nën të njëjtën rrobë".

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e ka ndaluar që burri të shikojë pjesët intime të një burri tjetër, ose gruaja të shikojë pjesët intime të një gruaje tjetër. Pjesët intime janë ato pjesë të trupit që njeriu turpërohet kur ato zbulohen. Pjesët intime të burrit janë pjesët midis kërthizës dhe gjunjëve. Ndërsa trupi i gruas është i gjithi intim sa i takon burrave të huaj. E sa i takon grave dhe njerëzve të familjes, ajo mund të zbulojë përpara tyre ato pjesë që i zbulon zakonisht kur bën punët e shtëpisë. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e ndaloi gjithashtu që burri të rrijë në intimitet me një burrë tjetër nën të njëjtën rrobë, ose nën të njëjtën mbulesë, duke qenë të dy lakuriq. Apo që gruaja të rrijë në intimitet me një grua tjetër nën të njëjtën rrobë, ose nën të njëjtën mbulesë, duke qenë të dyja lakuriq. Ngase kjo mund të shpjerë në prekjen e pjesëve intime të tjetrit, gjë e cila është e ndaluar, siç është i ndaluar shikimi i pjesëve intime. Bile, prekja është më e rëndë se shikimi, ngase prekja shpie në pasoja më të rënda.

فوائد الحديث

Ndalimi i shikimit të pjesëve intime të të tjerëve, me përjashtim të bashkëshortëve.

Kujdesi i Islamit për dëlirësinë e shoqërisë dhe për mbylljen e rrugëve të së keqes.

Lejohet të shikohen pjesët intime kur e lyp nevoja, siç është nevoja për t'u mjekuar ose diçka e ngjashme, me kusht që të mos jetë me epsh.

Muslimani urdhërohet që t'i mbulojë pjesët intime të trupit të tij dhe të ulë shikimin nga pjesët intime të të tjerëve.

Ndalesa në këtë hadith është specifikuar me burrat midis tyre dhe gratë midis tyre, sepse shikimi dhe zbulimi i pjesëve intime ndodh më shpesh në raste të këtilla.

التصنيفات

Vetitë e këqija, Rregullat e veshmbathjes