إعدادات العرض
Profeti ﷺ midis dy sexhdeve thoshte: "O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet, më udhëzo dhe më furnizo!
Profeti ﷺ midis dy sexhdeve thoshte: "O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet, më udhëzo dhe më furnizo!
Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ midis dy sexhdeve thoshte: "O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet, më udhëzo dhe më furnizo!"
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் සිංහල မြန်မာ ไทย Русский 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە دری Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Kinyarwanda नेपाली Română Српски Soomaali Moore Deutsch Українська Български Wolof Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në namazin e tij i bënte këto pesë lutje ndërmjet dy sexhdeve, për të cilat muslimani ka shumë nevojë. Këto lutje ngërthejnë në vete të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, bie fjala, kërkimi i faljes, mbulimi i mëkateve dhe tejkalimi i tyre, kërkimi i mëshirës, shpëtimi nga dyshimet, epshet e sëmundjet; lutja drejtuar Allahut për udhëzim drejt së vërtetës dhe qëndrueshmërisë në të; lutja për të të dhënë besim, dituri, vepra të mira dhe për të të dhënë pasuri hallall e të mirë.فوائد الحديث
Ligjësimi i kësaj lutjeje në uljen që bëhet ndërmjet dy sexhdeve.
Vlera e kësaj lutjeje, sepse ngërthen në vete të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.