Betohem në Allahun se, me lejen e Tij, sa herë që betohem për diçka, ndërkohë kuptoj se ka një zgjidhje më të mirë, e shpaguaj betimin tim. Pra, veproj atë që është më e mira, pastaj e shpaguaj betimin.”

Betohem në Allahun se, me lejen e Tij, sa herë që betohem për diçka, ndërkohë kuptoj se ka një zgjidhje më të mirë, e shpaguaj betimin tim. Pra, veproj atë që është më e mira, pastaj e shpaguaj betimin.”

Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Unë, së bashku me disa pjesëtarë të fisit eshari, shkuam tek i Dërguari i Allahut ﷺ për t'i kërkuar të na jepte kafshë bartëse (për luftë), por ai tha: “Betohem në Allahun se nuk do t'ju marr me vete, por as kam me se t'ju bart.” Pastaj pritëm aq sa deshi Allahu të prisnim dhe, kur të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën disa deve, ai na i dha tri kokë të majme. Kur u nisëm për rrugë, thamë: "Betohemi në Allahun se Ai nuk do të na japë bereqet, sepse shkuam dhe i kërkuam Profetit ﷺ të na japë kafshë bartëse, por ai na u betua se nuk do të na i japë, megjithatë na i dha. Andaj, u kthyem te Profeti ﷺ dhe ia përmendëm. Ai na tha: “Nuk ju mora unë, por Allahu jua mundësoi të vini. Betohem në Allahun se, me lejen e Tij, sa herë që betohem për diçka, ndërkohë kuptoj se ka një zgjidhje më të mirë, e shpaguaj betimin tim. Pra, veproj atë që është më e mira, pastaj e shpaguaj betimin.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se së bashku me një grup nga fisi i tij shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe qëllimi i tyre ishte që Profeti ﷺ t'u japë deve që të hipnin në to, për të qenë në gjendje të merrnin pjesë në xhihad. Profeti ﷺ u betua se nuk do t'ua jepte, se nuk kishte çfarë t'u jepte. Kështu, ata u kthyen dhe qëndruan pak, pastaj tri deve i sollën te Profeti ﷺ dhe ai ua dërgoi. Ata thënë: "Allahu nuk do të çojë bekim në këto deve, sepse Profeti ﷺ u betua se nuk do të na i japë." Prandaj, vajtën tek ai dhe e pyetën: Atëherë Profeti ﷺ u tha: "Ai që ua dha është Allahu i Lartësuar, sepse Ai është që ka dhënë sukses dhe furnizim, por unë jam shkak që kjo të ndodhë përmes duarve të mia. Pastaj Profeti ﷺ u tha: "Betohem në Allahun se, me lejen e Tij, sa herë që betohem për të bërë diçka ose për të mos e bërë, dhe shoh se diçka tjetër përveç atij betimi është më e mirë dhe më me vlerë se ajo, e veproj atë që është më e mira dhe e braktis atë për të cilën jam betuar dhe shlyej betimin tim.

فوائد الحديث

Lejohet betimi pa të kërkuar dikush që të betohesh, për ta konfirmuar kështu lajmin, edhe nëse është për të ardhmen.

Lejohet që pas betimit të bëhet përjashtim duke thënë: “Me lejen e Allahut.” Nëse përjashtimi (duhet thënë: inshaallah - me lejen e Allahut) bëhet me nijetin së bashku me betimin dhe lidhet me të, atëherë nuk kërkohet shlyerje nga ai që e thyen betimin.

Inkurajimi për të thyer betimin, nëse sheh diçka më të mirë se ai dhe për ta shlyer betimin e tij më pas.

التصنيفات

Betimet dhe zotimet