Profetit ﷺ, gjatë mbathjes së sandaleve, krehjes së flokëve, pastrimit dhe çdo pune tjetër, i pëlqente të fillonte nga ana e djathtë

Profetit ﷺ, gjatë mbathjes së sandaleve, krehjes së flokëve, pastrimit dhe çdo pune tjetër, i pëlqente të fillonte nga ana e djathtë

Nga nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmetohet se ka thënë: "Profetit ﷺ, gjatë mbathjes së sandaleve, krehjes së flokëve, pastrimit dhe çdo pune tjetër, i pëlqente të fillonte nga ana e djathtë."

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profetit ﷺ i pëlqente dhe e preferonte të fillonte me të djathtën në çështjet që kanë të bëjnë me nderim, duke përfshirë: Fillimin me këmbën e djathtë gjatë mbathjes së sandaleve, krehjen, rregullimin dhe vajosjen e flokëve dhe mjekrës. Gjithashtu, gjatë marrjes abdes i jep përparësi së djathtës para së majtës, qofshin duar, qofshin këmbë.

فوائد الحديث

Neveviu ka thënë: “Kjo është rregull e vazhdueshme në ligjin islam: Çfarë ka të bëjë me çështjen e nderimit dhe respektit, fjala vjen, të veshësh rroba, shallvare e meste, hyrja në xhami, përdorimi i misvakut, vendosja e syrmave në qepalla, prerja e thonjve, shkurtimi i mustaqeve, krehja (dhe vajosja) e flokëve, shkulja e qimeve të nënsqetullave, rruarja e kokës, dhënia e selamit kur të përfundojë namazi, larja e pjesëve të abdesit, dalja nga tualeti, ngrënia dhe pirja, përshëndetja me duar, prekja e Gurit të Zi (në Qabe dhe puthja e tij) dhe të tjera gjëra që hyjnë në këtë kuptim, rekomandohet të fillohet me anën e djathtë. Sa i përket asaj që është e kundërta (e asaj që është lartcekur), siç është hyrja në tualet, dalja nga xhamia, fryrja e hundëve, heqja e papastërtive, heqja e rrobës, shallvareve, mesteve, dhe të ngjashme, atëherë është e rekomanduar të fillohet me anën e majtë. Kjo, për shkak të nderimit dhe respektit për anën e djathtë.

"i pëlqente të fillonte nga ana e djathtë", që përfshin: fillimin e veprimeve me dorën e djathtë, këmbën e djathtë, anën e djathtë dhe trajtimin e diçkaje me të djathtën.

Neveviu ka thënë: "Dije se ka nga pjesët e abdesit, për të cilat nuk është gjë e pëlqyeshme të fillohet me të djathtën, siç janë: veshët, pëllëmbët e duarve dhe dy mollëzat e faqeve, përkundrazi, ato pastrohen njëkohësisht. E, nëse kjo nuk është e mundur, si në rastin e ndonjë personi që ka ndonjë gjymtyrë të tillë të prerë, atëherë i jepet përparësi anës së djathtë."

التصنيفات

Veshja e Profetit Muhamed ﷺ, Udhëzimi profetik