Të porosis që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!

Të porosis që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!

Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se (një ditë) i Dërguari i Allahut ﷺ e kapi për dore dhe i tha: "O Muadh! Për Allahun, unë të dua ty! Të porosis që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!"

[Ky hadith është sahih] [رواه أبو داود والنسائي وأحمد]

الشرح

Profeti ﷺ e mori për dore Muadhin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i tha: "Për Allahun, unë të dua ty! Të porosis, o Muadh, që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend", - në çdo fjalë e vepër që më afron drejt adhurimit. "Të të falënderoj", - për t'i arritur begatitë dhe për t'iu shmangur fatkeqësive. dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!", - duka ia kushtuar adhurimin sinqerisht Allahut dhe duke e ndjekur Profetin ﷺ.''

فوائد الحديث

Është e ligjshme që të lajmërohet personi të cilin e do për hir të Allahut.

Është e rekomanduar të thuhet kjo lutje pas përfundimit të çdo namazi obligativ dhe vullnetar.

Në këtë lutje me këto fjalë të shkurtra përfshihen kërkesat për të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.

Nga dobitë e dashurisë për hir të Allahut janë këshillimi i ndërsjellë për të vërtetën, dhënia e këshillave dhe bashkëpunimi në mirësi e devotshmëri.

Tibiu tha: "Përmendja e Allahut është fillimi drejt kënaqësisë shpirtërore, falënderimit të Tij dhe mjet për t'i arritur mirësitë e dëshiruara, ndërsa adhurimi i përkryer kërkon shkëputje nga çdo gjë që e shpërqendron njeriun nga Allahu i Lartësuar."

التصنيفات

Dhikri i namazit