إعدادات العرض
“O Allah, unë kërkoj prej Teje udhëzimin, devotshmërinë, dëlirësinë dhe vetëmjaftueshmërinë!”
“O Allah, unë kërkoj prej Teje udhëzimin, devotshmërinë, dëlirësinë dhe vetëmjaftueshmërinë!”
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ thoshte: “O Allah, unë kërkoj prej Teje udhëzimin, devotshmërinë, dëlirësinë dhe vetëmjaftueshmërinë!”
[Sahih] [Transmeton Muslimi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt অসমীয়া Nederlands Kiswahili Hausa සිංහල ગુજરાતી Magyar ქართული Română Português ไทย తెలుగు मराठी دری አማርኛ Kurdî Malagasy Македонски ភាសាខ្មែរ Українська ਪੰਜਾਬੀ پښتو Moore Wolof മലയാളം Svenska தமிழ் Српски ಕನ್ನಡ မြန်မာالشرح
Ndër lutjet e Profetit ﷺ ishte: “O Allah, unë kërkoj prej Teje udhëzimin", domethënë rrugën e drejtë për ta njohur të vërtetën dhe për ta jetësuar. "Devotshmërinë", domethënë përmbajtjen ndaj urdhrave dhe shmangien nga ndalesat. "Dëlirësinë", domethënë largimin nga ajo që është e ndaluar ose e papërshtatshme, qoftë në fjalë apo vepra. "Dhe vetëmjaftueshmërinë", domethënë të qenët i pavarur nga nevoja për të tjerët dhe të mos ketë nevojë për askënd përveç Zotit të tij të Lartësuar.فوائد الحديث
Fisnikëria e këtyre cilësive: udhëzimit, devotshmërisë, dëlirësisë dhe vetëmjaftueshmëria, si dhe nxitja për t’i përvetësuar ato.
Profeti ﷺ nuk mund t’i sjellë vetes dobi apo dëm, pasi e gjithë kjo është në dorën e Allahut të Lartësuar.
Ai që posedon fuqinë për të sjellë dobi, dëm dhe udhëzim për krijesat është vetëm Allahu; jo ndonjë melek i privilegjuar, as ndonjë profet i dërguar dhe as kushdo tjetër.
التصنيفات
Duatë e transmetuara