Asnjë popull nuk ngrihet nga një tubim, në të cilin nuk e kanë përmendur Allahun, përveçse do të jetë sikur po largohen nga kufoma e një gomari dhe do të jetë shkak për pikëllimin e tyre

Asnjë popull nuk ngrihet nga një tubim, në të cilin nuk e kanë përmendur Allahun, përveçse do të jetë sikur po largohen nga kufoma e një gomari dhe do të jetë shkak për pikëllimin e tyre

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Asnjë popull nuk ngrihet nga një tubim, në të cilin nuk e kanë përmendur Allahun, përveçse do të jetë sikur po largohen nga kufoma e një gomari dhe do të jetë shkak për pikëllimin e tyre."

[Ky hadith është sahih] [E shënon Ebu Davudi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith njoftoi se asnjë popull nuk merr pjesë në një tubim dhe pastaj largohet prej tij pa e përmendur Allahun, përveçse do të jetë sikur po largohen nga një tubim mbi kufomën e një gomari, në aspektin e kalbjes dhe ndytësisë, për shkak se ishin tepër të angazhuar me fjalët e tyre dhe nuk e përmendën Allahun. Ky tubim do të jetë burim pikëllimi, humbjeje dhe pendimi të përjetshëm për ta në Ditën e Gjykimit.

فوائد الحديث

Paralajmërimi i përmendur këtu në hadith, kundër neglizhencës në përmendjen e Allahut, nuk kufizohet vetëm te tubimet, përkundrazi, ai përfshin edhe gjëra të tjera. Neveviu ka thënë: "Është e papëlqyeshme që ai që ulet në një vend të largohet prej tij pa e përmendur Allahun e Lartësuar."

Pikëllimi që ata përjetojnë në Ditën e Gjykimit është ose për shkak të humbjes së shpërblimit dhe mirësive, pasi nuk e kanë shfrytëzuar kohën në nënshtrim ndaj Allahut, ose për shkak të mëkateve të kryera dhe dënimit që i pret, pasi e kanë përdorur kohën në mosbindje ndaj Tij.

Nëse ky paralajmërim është kundër shkujdesjes, që vjen nga ato që janë të lejuara, atëherë çfarë të thuhet për tubimet e ndaluara, që përfshijnë përgojimin, bartjen e fjalëve dhe ndalesa të tjera?!

التصنيفات

Vlera e dhikrit