إعدادات العرض
“Besimtari i afrohet Zotit të vet të Lartmadhëruar, i Cili do t'ia vendosë sipër Mbulesën e Tij dhe do ta bëjë t'i pranojë mëkatet e tij
“Besimtari i afrohet Zotit të vet të Lartmadhëruar, i Cili do t'ia vendosë sipër Mbulesën e Tij dhe do ta bëjë t'i pranojë mëkatet e tij
Safvan ibn Muhrizi tregon: “Një burrë e pyeti Ibn Omerin: “E ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ çfarë ka thënë për momentet kur Allahu e veçon robin dhe i flet në vetmi (Ditën e Gjykimit)?” Ai tha: “E kam dëgjuar të thotë: “Besimtari i afrohet Zotit të vet të Lartmadhëruar, i Cili do t'ia vendosë sipër Mbulesën e Tij dhe do ta bëjë t'i pranojë mëkatet e tij: “Të kujtohet (filan mëkati)?” (Ai thotë): “Po, o Zoti im, më kujtohet!” Allahu i drejtohet: “Ta kam mbuluar në dynja, ndërsa Sot po ta fal.” Pastaj i jepet fletushka e veprave të tij të mira. Ndërkaq, jobesimtarët dhe hipokritët thirren në mesin e krijesave duke u thënë: “Këta gënjenin ndaj Allahut.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Bahasa Indonesia Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Français Tiếng Việt Hausa Kurdî Kiswahili Português සිංහල Русский Nederlands অসমীয়া ગુજરાતી አማርኛ پښتو ไทย മലയാളം नेपाली Magyar ქართული తెలుగుالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar për bisedën e fshehtë mes Allahut dhe robit besimtar në Ditën e Gjykimit, duke thënë: Besimtari do të sillet afër Zotit të tij në Ditën e Gjykimit dhe Allahu do ta mbulojë atë nga sytë e krijesave të tjera, ashtu që askush përveç tij të mos e dijë atë që ndodh mes tyre. Allahu do t’i thotë: A e di për këtë e atë mëkat?, duke e bërë atë të pranojë mëkatet që janë mes tij dhe Zotit të tij. Besimtari do të thotë: Po, o Zoti im. Kur besimtari të ndiejë frikë dhe shqetësim, Allahu i Lartësuar do t’i thotë: Unë t’i kam mbuluar ato në jetën e kësaj bote dhe Sot po t’i fal. Pastaj atij do t’i dorëzohet libri i veprave të mira. Ndërsa jobesimtari dhe hipokriti do të thirren me zë të lartë para të gjithë dëshmitarëve: “Këta janë ata që gënjyen kundër Zotit të tyre. Vërtet, mallkimi i Allahut është mbi keqbërësit.”فوائد الحديث
Mirësia dhe mëshira që Allahu u dhuron besimtarëve duke i mbuluar ata si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër.
Inkurajimi për t'i fshehur të metat e besimtarit sa herë që është e mundur.
Të gjitha veprat e robërve janë të regjistruara nga Zoti i i Lartësuar. Prandaj, kush gjen të mira, le ta falënderojë Allahun, e kush gjen diçka tjetër përveç kësaj, të mos fajësojë askënd tjetër përveç vetes. I tilli është nën vullnetin e Allahut (nëse do, e fal, e nëse do, e dënon).
Ibn Haxheri ka thënë: "Hadithet në tërësi tregojnë se mëkatarët prej besimtarëve janë dy lloje në Ditën e Kiametit: Lloji i parë: Ata që mëkatet i kanë mes tyre dhe Zotit të tyre. Hadithi i Ibn Omerit tregon se ky lloj ndahet në dy kategori: 1. Ai të cilit mëkatet i janë fshehur në këtë botë. E ky është personi të cilit Allahu do t’i fshehë mëkatet edhe në Ditën e Gjykimit. Kështu kuptohet hadithi shprehimisht. 2. Ai që i ka bërë mëkatet hapur. Kësisoj gjendja e tij do të jetë ndryshe nga i pari, siç kuptohet nga hadithi. Lloji i dytë: Ata që mëkatet i kanë mes tyre dhe të tjerëve, dhe edhe këta ndahen në dy kategori: 1. Ata që veprat e këqija i kanë më të rënda se të mirat, e për pasojë bien në Zjarr, e pastaj dalin nga ai për shkak të ndërmjetësimit (shefatit). 2. Ata që veprat e këqija dhe të mirat i kanë të barabarta dhe nuk hyjnë në Xhenet derisa t'i lajnë hesapet mes vete."
التصنيفات
Besimi në Ditën e Gjykimit